Pikat kryesore
- McAllister tha se është takuar me tre përfaqësues nga Partia Demokratike, por jo me Sali Berishën.
- “ Sot jemi takuar me tre udhëheqës të PD, Gazment Bardhi, Jorida Tabaku dhe Albana Vokshi.
- Sa i takon Berishës, nuk do takohem me të sot, pas takimit me ju do shkoj direkt në aeroport ”, u përgjigj McAllister.
Kryetari i Komisionit për Çështjet e Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister, u pyet nga gazetarja A2CNN Fjorela Beleshi nëse ka rezervuar një takim me kreun e PD Sali Berisha, në kuadër të axhendës që po zhvillon në Shqipëri. McAllister tha se është takuar me tre përfaqësues nga Partia Demokratike, por jo me Sali Berishën. “ Sot jemi takuar me tre udhëheqës të PD, Gazment Bardhi, Jorida Tabaku dhe Albana Vokshi. Sa i takon Berishës, nuk do takohem me të sot, pas takimit me ju do shkoj direkt në aeroport ”, u përgjigj McAllister. Më herët McAllister u shpreh i shqetësuar për polarizimin politik në Shqipëri, duke kërkuar dialog mes palëve, ndërsa tha se “protestat e dhunshme nuk kanë vend në një demokraci funksionale”.