A aspiron të jetë kreu i Partisë Demokratike?/ përgjigjet demokrati Ervin Salianji

A aspiron të jetë kreu i Partisë Demokratike?/ përgjigjet demokrati Ervin Salianji

Pikat kryesore

  • I ftuar në Albania, Ervin Salianji, duke folur mbi turin e tij të takimeve me demokratët, u pyet nga gazetarja Mirela Milori nëse aspiron të jetë kryetar i PD-së.
  • Unë po kërkoj që PD të jetë parti fituese, duke vendosur disa parime.
  • U zbatua normat statutore që më të votuarit të jenë në listat e deputetëve?

I ftuar në Albania, Ervin Salianji, duke folur mbi turin e tij të takimeve me demokratët, u pyet nga gazetarja Mirela Milori nëse aspiron të jetë kryetar i PD-së. Ai tha se nuk ka asgjë të keqe që dikush të ketë ambicie për të kandiduar, pasi kjo e çon partinë përpara megjithatë, u shpreh se takimet e tij me demokratët nuk kanë lidhje me këtë, pasi ai ka synim që PD të jetë parti fituese ndërsa theksoi se nuk ka asnjë platformë për të qenë në krye të partisë. “Kjo nuk duhet të quhet përçarje. Unë po kërkoj që PD të jetë parti fituese, duke vendosur disa parime. Ku po kërkoj unë ndonjë gjë? Kam unë ndonjë gjë? Kam ndonjë platformë se si do të jetë apo si e bëj unë? Unë jam duke dëgjuar demokratët. Ku është këtu përçarja? Vetëm e shëndosh një parti, sepse e fut në konkurrencë. Parimi është ky: lista e PD-së ishte përfaqësuese apo jo? U zbatua normat statutore që më të votuarit të jenë në listat e deputetëve? Marrdhënien e kam me demokratët dhe për mendimet e mia vazhdoj dhe them ato që janë në bindjet e mia,” tha ai.

Lini një Përgjigje