Pikat kryesore
- Golashënuesi më i mirë në histori të Manchester United, Wayne Rooney, ka thënë se nuk po e njeh më klubin e United.
- Ky deklarim i ish-futbollistit të njohur vjen pas humbjes 3-1 nga Brentfordi të shtunën.
- Edhe pse verën që shkoi United kishte shpenzuar shumë për afrimet si Matheus Cunha, Bryan Mbeumo dhe Benjamin Sesko, skuadra aktualisht renditet në vendin e katërmbëdhjetë në Premier League.
Golashënuesi më i mirë në histori të Manchester United, Wayne Rooney, ka thënë se nuk po e njeh më klubin e United. Ky deklarim i ish-futbollistit të njohur vjen pas humbjes 3-1 nga Brentfordi të shtunën. Edhe pse verën që shkoi United kishte shpenzuar shumë për afrimet si Matheus Cunha, Bryan Mbeumo dhe Benjamin Sesko, skuadra aktualisht renditet në vendin e katërmbëdhjetë në Premier League. Ai ka theksuar se problemi nuk është vetëm te trajneri Ruben Amorim. “Edhe lojtarët nuk po e meritojnë ta veshin atë fanellë, dhe kjo të lëndon”, është shprehur ish-sulmuesi anglez.