Një gjykatë në Innsbruck të Austrisë ka dhënë dënimin maksimal për një çift bashkëshortësh, Kevin dhe Nathalie M., të cilët u fajtorë për torturimin dhe vrasjen e djalit të tyre të vogël, Elias.
Ngjarja e rëndë, e cila ka shokuar opinionin publik, ka marrë fund me vendimin për burgim të përjetshëm për të dy prindërit, pasi u provua se ata kishin lënë djalin 3-vjeçar të vdiste nga uria dhe etja.
Vogëlushi ndërroi jetë në maj të vitit 2024, pas një kalvari të gjatë vuajtjesh.