Sara Hoxha habit me postimin, na mbetet të presim reagimin e Ledionit

Sara Hoxha: Sara Hoxha habit me postimin, na mbetet të presim reagimin e Ledionit

Pikat kryesore

  • Tashmë që data 20 dhjetor është konfirmuar zyrtarisht si nata e startimit të “Big Brother VIP Albania 5”, një detaj në postimin e producentes Sara Hoxha ka rimbushur rrjetin me dyshime për jetën e saj private.
  • Sara ka shpërndarë në InstaStory promon zyrtare të spektaklit, ku shfaqet bashkëshorti i saj, Ledion Liço, si moderator.
  • Krahas videos, ajo shkruan: “Top Channel është gati për të ndezur dritat”, duke etiketuar televizionin dhe faqen zyrtare të BBVIP, por ajo që bie në sy është mungesa e përmendjes apo etiketimit të Ledionit.

Tashmë që data 20 dhjetor është konfirmuar zyrtarisht si nata e startimit të “Big Brother VIP Albania 5”, një detaj në postimin e producentes Sara Hoxha ka rimbushur rrjetin me dyshime për jetën e saj private. Sara ka shpërndarë në InstaStory promon zyrtare të spektaklit, ku shfaqet bashkëshorti i saj, Ledion Liço, si moderator. Krahas videos, ajo shkruan: “Top Channel është gati për të ndezur dritat”, duke etiketuar televizionin dhe faqen zyrtare të BBVIP, por ajo që bie në sy është mungesa e përmendjes apo etiketimit të Ledionit. Ky veprim i ftohtë vjen vetëm pak ditë pasi Sara u shfaq e vetme në eventin e “Fundjavë Ndryshe”, ku mungesa e Ledionit u komentua gjatë. Duket se publiku tashmë po e pret nisjen e sezonit jo vetëm për dinamikat e banorëve, por edhe me shpresën për të parë ndonjë reagim apo sinjal nga Ledioni lidhur me raportin e tyre bashkëshortor, i cili përflitet se po kalon një krizë.

Lini një Përgjigje