1996 — Partisë Demokratike: Pse “sovranisti” Berisha, i ndërron flamujt e huaj nga fryn…

Partisë Demokratike: Pse “sovranisti” Berisha, i ndërron flamujt e huaj nga fryn era?

Pikat kryesore

  • Së bashku me një zyrtar të USAID-it po udhëtonim drejt Shkodrës për një projekt kundër trafikimit.
  • Rrugës, në dalje të Lezhës, kishte shumë shtëpi 2–3 katëshe në ndërtim dhe diplomati më pyeti i habitur: “Kreshnik, a ka minoritet amerikan në Shqipëri?” I habitur buzëqesha dhe i thashë: “Jo, aspak.
  • PD erdhi në pushtet si parti sovraniste, që prej 35 vitesh shtiret sikur nuk pyet për të huajt dhe kritikon ambasadorët, por në thelb është më internacionaliste se PS.

Ishte një mëngjes vjeshte i vitit 1996. Së bashku me një zyrtar të USAID-it po udhëtonim drejt Shkodrës për një projekt kundër trafikimit. Rrugës, në dalje të Lezhës, kishte shumë shtëpi 2–3 katëshe në ndërtim dhe diplomati më pyeti i habitur: “Kreshnik, a ka minoritet amerikan në Shqipëri?” I habitur buzëqesha dhe i thashë: “Jo, aspak. Por nga të lindi ky mendim?” Ai ktheu kokën nga dritarja e makinës dhe më tha: “Po ç’janë gjithë këta flamuj amerikanë në majat e çative?” Më zuri e qeshura dhe fillova t’i shpjegoja fenomenin e çuditshëm shqiptar: “Kur dikush ndërton pa leje ose zapton tokën e tjetrit, shumë shqiptarë vendosin flamuj amerikanë ose flamuj bardheblu të Partisë Demokratike në pushtet. Në këtë mënyrë nuk afrohet policia ndërtimore.” Nga ajo periudhë kanë kaluar 30 vjet dhe Partia Demokratike ka ndërruar disa flamuj: – flamuj amerikanë – flamuj të NATO-s – flamuj të BE-së – flamuj gjermanë – flamuj grekë PD erdhi në politikë si e djathtë dhe konservatore, por vetëm e tillë nuk është, sepse nuk ua ktheu pronat pronarëve, por mbajti krahun e zaptuesve dhe nuk mbrojti as sipermarrësit vendas dhe as çështjen kombëtare. PD erdhi në pushtet si parti sovraniste, që prej 35 vitesh shtiret sikur nuk pyet për të huajt dhe kritikon ambasadorët, por në thelb është më internacionaliste se PS.

Lini një Përgjigje