Një incident i rëndë ka tronditur qytetin e Essenit në Gjermani, ku një mësuese u sulmua me thikë nga një 17-vjeçar nga Kosova. Ngjarja ndodhi të premten dhe për pasojë, të dy personat u dërguan në Spitalin Universitar të Essenit. Pas intervenimeve kirurgjikale, ata janë në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Motivet e këtij sulmi ende mbeten të paqarta, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje të dhunshme.
17-vjeçari nga Kosova ther mësuesen në shkollë në Gjermani