13 amerikanë të vrarë në luftë me Iranin. Kreu i Pentagonit: Ajatollahu mund të jetë…

13 amerikanë të vrarë në luftë me Iranin. Kreu i Pentagonit: Ajatollahu mund të jetë…

Pikat kryesore

  • Sekretari amerikan i luftës, Pete Hegseth, konfirmoi se SHBA-të po shkatërrojnë gjithçka, nga ushtria e deri të zinxhiri komandues.
  • Të dëshpëruar dhe të fshehur, ata janë futur poshtë tokës, duke u strukur.
  • Ne e dimë që i ashtuquajturi udhëheqës i ri jo aq suprem është i plagosur.

Sekretari amerikan i luftës, Pete Hegseth, konfirmoi se SHBA-të po shkatërrojnë gjithçka, nga ushtria e deri të zinxhiri komandues. “Udhëheqja e Iranit nuk është në gjendje më të mirë. Të dëshpëruar dhe të fshehur, ata janë futur poshtë tokës, duke u strukur. Kjo është ajo që bëjnë minjtë. Ne e dimë që i ashtuquajturi udhëheqës i ri jo aq suprem është i plagosur. Dhe me shumë gjasa i shpërfytyruar. Ai lëshoi një deklaratë dje, një të dobët, në fakt. Por nuk kishte zë dhe nuk kishte video. Ishte një deklaratë me shkrim. Ai bëri thirrje për unitet. Me sa duket, vrasja e dhjetëra mijëra protestuesve është lloji i tij i unitetit. Irani ka shumë kamera dhe shumë regjistrues zëri. Pse një deklaratë me shkrim? Mendoj se e dini pse”, tha ai, përcjell A2 CNN. Megjithatë disa prej figurave kryesore të lidershipit në Iran, përfshirë presidentin, Masud Pezeshkian, dolën në sheshin kryesor të Teheranit, në një tubim për festën e Al-Kudsit. Në të njëjtën kohë raportohet të ketë ndodhur një sulm i fuqishëm nga Izraeli, që la një grua të vrarë e disa persona të tjerë të plagosur. Gjenerali Ahmad Reza Radan, Shefi i Policisë Iraniane gjatë tubimit sfidoi Amerikën dhe Izraelin duke thënë se Irani nuk ka frikë dhe pretendoi se “fitorja është afër”.

Lini një Përgjigje