Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, synon të sjellë ndryshime konkrete në kryeqytet. Ai tha se nga energjia që merr nga qytetarët përmes fushatës ka kurajën që PDK-ja do të jetë befasia pozitive e zgjedhjeve të 12 tetorit. Ismaili tha se komunikimi i vazhdueshëm me qytetarët dhe angazhimi i përditshëm janë çelësi për të realizuar rezultatet e dëshiruara. “Është në dorën tonë për të realizuar më të mirën për qytetin, ky është komunikimi që e bëj me qytetarët gjithnjë. Kërkoj nga ata që mos me hup energjinë, anasjelltas edhe ata nga unë e kërkojnë të njëjtën gjë. E kemi gjet një mes të artë, ku atë shpresën që e ndjej te qytetarët, unë e kthej në një angazhim ditor dhe kështu e bëjmë atë ambientin në të cilin jemi duke garuar e që është një ambient që mua më jep zell dhe më jep një kurajo që në këto zgjedhje do të dalim me një rezultat jashtëzakonisht të mirë dhe do të jemi befasia pozitive e këtyre zgjedhjeve”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1. Ai shtoi se Prishtina ka potencial të madh për zgjidhje të menjëhershme dhe të qëndrueshme në jetën e përditshme të qytetarëve, krejt kjo falë programit që ai ka përgatitur. Brendi i lëngjeve Natural 100% po fiton çdo ditë e më shumë zemrat e konsumatorëve. Nga tryezat Brenda një viti të suksesshëm operimi në Prishtinë, Wolt sjell lajme të reja për Kosovën: Kompania teknologjike
12 — Uran Ismaili: Do të jemi befasia pozitive e zgjedhjeve në Prishtinë