115 — Dosja/ Zbardhen mesazhet mes Erion Isait dhe administratores për tenderin e…

115 — Dosja/ Zbardhen mesazhet mes Erion Isait dhe administratores për tenderin e…

string(115) "dosja-zbardhen-mesazhet-mes-erion-isait-dhe-administratores-per-tenderin-e-ujesjellesit-sa-me-shpejt-duhet-ti-vulos" Dosja/ Zbardhen mesazhet mes Erion Isait dhe administratores për tenderin e ujësjellësit: Sa më shpejt, duhet t’i vulos! SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isai, i akuzuar për shkelje të barazisë në tendera dhe ankande publike. Në qendër të hetimeve janë ndërtimi i rrugës Korçë–Ersekë, ujësjellësi i Ersekës dhe disa fshatrave përreth, si dhe disa prokurime për supervizim dhe mbikëqyrje punimesh. Sipas dosjes së siguruar nga gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene, SPAK ka zbardhur bisedat e sekuestruara nga celulari i Entela Çanos, administratore e kompanisë “A&E Engineering”, e cila është shpallur fituese në tenderin për mbikëqyrjen e punimeve të ujësjellësit, faza e dytë nga burimet e Kozelit, me një vlerë mbi 3.8 milionë lekë pa TVSH. Në disa prej mesazheve, ish-kryebashkiaku i shkruante Çanos me fjalë të tilla si “je yll”, si dhe duke i kërkuar që dokumentet të dorëzoheshin sa më shpejt për t’u firmosur. Pjesë nga dosja dhe bisedat e bëra mes Erion Isait dhe Entela Çanos: Biseda të bëra në datën 01.07.2020, mes shtetasve Erion Isai, me detyrën e Kryetarit të Bashkisë Kolonjë dhe shtetases Entela Çano, me përmbajtje si më poshtë: Në orën 10:05, shtetasi Erion Isai i dërgon shtetases Entela Çano mesazhet “Miremengjes Shifi pak keto: Po 110 max ose 90 i jep zgjidhje thuj enteles Vetem rjeti jashtëm deri depo fi 250 ne 20 bar eshte 18 755 ml X 6793 leke = 127 402 715 pa tvsh kurse pesari fi 200 me gjatesi 1 880 X 4747 leke = 8 924 360 leke”. Në orën 10:06 , Entela Çano dërgon mesazhin “Mirmengjes..ok.. mi dërgo Ok..te njejten gje po bejme edhe ne..reduktim parametrash”. Në orën 10:08, Erion Isai dërgon mesazhin “Sa me shpejt s Pls”. Në orën 10:09, Entela Çano dërgon mesazhin “Ok..pa merak”. Në orën 14:57, Erion Isai i përcjell shtetases Entela Çano mesazhet “Me duhet deri te Premten Me duhet lista me emrat e fshatrave dhe vlerat per cdo fshat vëlla. Nje zjarr te luteeeeem Në orën 15:0 0, Entela Çano dërgon mesazhin “Pa merak..do bëj të pamunduren qe te premten ti dorezojme”. Në orën 15:01 , Erion Isai dërgon mesazhin “Je yll Në orën 21:22, shtetasi Erion Isai i shkruan përsëri shtetases Entela Çano mesazhin “Kemi gati ndonje prevrntiv Te ndonje fshati?” Në orën 21:24, Entela Çano dërgon mesazhin “Neser paradite mendoj se mund të kemi diçka..po sforcohemi shume per te arritur vleren..230 me tvsh..jam e sakte ? Ma konfirmo te lutem”. Në orën 21:24, Erion Isai dërgon mesazhin “330 Eshte maх”. Në orën 21:25, Entela Çano dërgon mesazhin “Shyqyr..”. Në orën 21:28 , Erion Isai dërgon mesazhin “Pls Zjarrrrr Se neser duhet me i printu Vulos ktu te ue Une. Te premte mengjes herët Duhen dorezu”. Në orën 21:29 , Entela Çano dërgon mesazhin “Do bëj më të mirën e mundshme.. mendoj që do të jem korekte..por jam sforcuar shumë për të kapur vlerën..”. Në orën 21:29, Erion Isai dërgon mesazhin “Ishte teeeepeeeeer e larte As behej fjale”. Në orën 21:30, Entela Çano dërgon mesazhin “Me 5 aspra tha do verë të mirë miku : shprehje gjermane..”. Dosja/ Zbardhen mesazhet mes Erion Isait dhe administratores për tenderin e ujësjellësit: Sa më shpejt, duhet t’i vulos! EMRI/ Tentoi të vriste një person në Velipojë, ekstradohet nga Italia 26-vjeçari Masakra e Urës Vajgurore ku u vranë 4 policë, Apeli lë në fuqi burgimin e përjetshëm ndaj Fran Marashit Konsumoi mbidozë të medikamenteve, përfundon në spital e reja në Tiranë Shkëndijë elektrike në një pallat në Lezhë, panik mes banorëve PD ngre grup pune, negociata me partitë e tjera për kandidatët e Tiranës dhe 5 bashkive të tjera

Lini një Përgjigje