Pikat kryesore
- Këngëtarja e njohur Fifi, e ftuar së fundmi në “The Dalina Show”, ka vendosur të hapë “kutinë e Pandorës” lidhur me konfliktet më të përfolura që ka pasur ndër vite me kolegët e saj.
- Nga hatërmbetjet e vjetra në festivale e deri te krisjet e miqësive pas Big Brother VIP, artistja ka sqaruar pozicionin e saj për secilin rast.
- Ftohja me Mentor Hazirin: “Nëse shihemi në rrugë, ai s’më flet” Një nga konfliktet që daton prej vitesh është ai me këngëtarin Mentor Haziri.
Këngëtarja e njohur Fifi, e ftuar së fundmi në “The Dalina Show”, ka vendosur të hapë “kutinë e Pandorës” lidhur me konfliktet më të përfolura që ka pasur ndër vite me kolegët e saj. Nga hatërmbetjet e vjetra në festivale e deri te krisjet e miqësive pas Big Brother VIP, artistja ka sqaruar pozicionin e saj për secilin rast. Ftohja me Mentor Hazirin: “Nëse shihemi në rrugë, ai s’më flet” Një nga konfliktet që daton prej vitesh është ai me këngëtarin Mentor Haziri. Fifi zbuloi se kur Mentori u bë pjesë e “Big Brother VIP Kosova”, ajo i kishte thënë partnerit të saj, Adisit, se nuk fliste me të. Shkaku duket se lidhet me festivalin “Kënga Magjike”. Fifi u shpreh se Mentori i kishte dhënë 0 pikë për këngën e saj “Marova”. Konflikti e ka zanafillën që në vitin 2018, kur Haziri vlerësoi me vetëm 4 pikë hitin “Psikopatja jote” dhe e kritikoi publikisht performancën e saj si të dobët dhe me stonatura. “Po ta shihja dikur në rrugë, do kisha shkuar duke thënë ‘ku je?’ e ai do më thoshte ‘po ne s’flasim’. Ai ka pasur diçka me mua, unë s’e di,” u shpreh Fifi. Pajtimi me Anna Likën pas komentit “Fuçi uthulle” Ndryshe nga raporti me Mentorin, Fifi konfirmoi se marrëdhënia me Anna Lika është rregulluar. Vite më parë, në një emision radiofonik, Anna Lika kishte përdorur terma bullizues ndaj këngëtares, duke e quajtur “fuçi uthulle” dhe “balenë”. Fifi tregoi se kur u pajtuan, i kishte kërkuar llogari për atë epitet, por gjithçka ishte kaluar me sportivitet dhe tashmë çdo gjë i përket të shkuarës. Blloku nga Arjola Demiri dhe hatërmbetja e “BBV”