💊 Skandal i madh në farmaci! Prokuroria sekuestron CFO Pharma, zbulohet mashtrimi me rimbursimet e barnave

Një tjetër skandal financiar trondit tregun farmaceutik shqiptar.

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar ambientet dhe dokumentacionin e kompanisë CFO Pharma, pas dyshimeve për skemë mashtrimi me rimbursime barnash.

Sipas burimeve, hetimet kanë zbuluar përdorimin e faturave të rreme dhe shitjeve fiktive për të përfituar fonde nga rimbursimet publike. Aksioni u drejtua nga prokurori Ndini Tavani, ndërsa ambientet e kompanisë janë aktualisht nën kontrollin e policisë.

Hetimi është zgjeruar edhe tek kompanitë partnere të CFO Pharma — Pharma Plus dhe Medyx Albania — të cilat dyshohet se kanë marrë pjesë në të njëjtën skemë.

Në qendër të hetimit janë medikamentet për trajtimin e astmës, veçanërisht “Foster” dhe “Trimbow”, të importuara nga kompania italiane Chiesi. Sipas hetuesve, sasia e faturuar për rimbursim rezulton shumë më e lartë se ajo e importuar realisht.

Skandali u zbulua pas një investigimi mediatik të “Kapitalit”, që fillimisht u mohua nga kompania, por më pas konfirmohet nga Prokuroria, e cila tashmë ka sekuestruar plotësisht ambientet e CFO Pharma.

Ky hetim pritet të zgjerohet edhe më tej, pasi dyshohet se mund të përfshihen zyrtarë të institucioneve publike shëndetësore.

Publiku kërkon transparencë, ndërsa pritet që Prokuroria të publikojë të dhëna të reja për këtë skemë mashtrimi që ka tronditur farmacitë shqiptare.

Lini një Përgjigje