Pikat kryesore
- Prej tre ditësh vijon djegia e mbetjeve në landfillin e Bushatit, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe strukturat vendore janë të angazhuara intensivisht për vënien nën kontroll të flakëve.
- Falë ndërhyrjes dhe koordinimit në terren, është bërë e mundur lokalizimi i zjarrit, duke shmangur përhapjen e tij në pjesët e tjera të landfillit, çka do të sillte pasoja edhe më të mëdha mjedisore.
- Aktualisht, puna në terren vijon në disa fronte, ku krahas shuarjes me mjete zjarrfikëse, po përdoret edhe hedhja e dherave për të izoluar vatrat aktive dhe për të parandaluar riaktivizimin e zjarrit.
Prej tre ditësh vijon djegia e mbetjeve në landfillin e Bushatit, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe strukturat vendore janë të angazhuara intensivisht për vënien nën kontroll të flakëve. Falë ndërhyrjes dhe koordinimit në terren, është bërë e mundur lokalizimi i zjarrit, duke shmangur përhapjen e tij në pjesët e tjera të landfillit, çka do të sillte pasoja edhe më të mëdha mjedisore. Një ndikim pozitiv në përmirësimin e situatës kanë pasur edhe reshjet e shiut gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit të së martës, të cilat kanë ulur ndjeshëm intensitetin e flakëve dhe kanë lehtësuar ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse. Aktualisht, puna në terren vijon në disa fronte, ku krahas shuarjes me mjete zjarrfikëse, po përdoret edhe hedhja e dherave për të izoluar vatrat aktive dhe për të parandaluar riaktivizimin e zjarrit. Në operacion janë përfshirë mbi 20 forca nga Vau i Dejës, Shkodër dhe Lezhë, të cilat po punojnë pa ndërprerje për shuarjen e plotë të flakëve. Autoritetet thonë se situata mbetet nën monitorim të vazhdueshëm, ndërsa pritet që ndërhyrja të vijojë deri në eliminimin e plotë të çdo vatre zjarri në landfill. Hetimet e deritanishme kanë përjashtuar mundësinë e një zjarrvënie të qëllimshme. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!