Pikat kryesore
- Një zjarr i fuqishëm ka rënë pak para mesditës në fshatin Drizë, në Fier, duke përfshirë fillimisht shkurre dhe ullishte.
- I favorizuar nga era, zjarri është përhapur me shpejtësi në drejtim të vendit të quajtur Qafë Koshovicë.
- Flakët kanë përfshirë edhe depot e ujit që furnizojnë qytetin e Fierit dhe disa fshatra përreth, ndërsa kanë rrezikuar edhe një bar-restorant.
Një zjarr i fuqishëm ka rënë pak para mesditës në fshatin Drizë, në Fier, duke përfshirë fillimisht shkurre dhe ullishte. I favorizuar nga era, zjarri është përhapur me shpejtësi në drejtim të vendit të quajtur Qafë Koshovicë. Flakët kanë përfshirë edhe depot e ujit që furnizojnë qytetin e Fierit dhe disa fshatra përreth, ndërsa kanë rrezikuar edhe një bar-restorant. Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse, është bërë e mundur shmangia e djegies së objektit. Më pas, zjarri ka ndryshuar drejtim duke avancuar drejt fshatit Peshtan i Vogël, ku ka rrezikuar edhe disa banesa. Për shkak të përmasave të zjarrit po kryhet ndërhyrje edhe nga ajri me helikopter. Në operacionin për shuarjen e flakëve janë angazhuar 10 mjete zjarrfikëse, forca të shumta të Policisë së Shtetit, forcat e FNSH-së, repartet “Shqiponja”, si edhe struktura të tjera të emergjencës. Aktualisht, zjarri vijon të avancojë në zonën e Peshtanit, ndërsa të gjitha forcat në terren po punojnë me për të vëndosur situatën nën kontroll. / abcnews.al / Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Mijëra iranianë përcjellin Khamenein për në banesën e fundit, mungon djali i ish-Liderit Suprem Merr fund epidemia e hantavirusit që i mori jetën 3 personave dhe infektoi 13 të tjerë, MV Hondius do t’i rikthehet lundrimit Rama ndan videon nga protesta: ‘Arkivoli politik’ është simbol i së shkuarës dhe nuk duhet të rikthehet