Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës: Po marrim masa për strehimin e…

Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës: Po marrim masa për strehimin e…

Pikat kryesore

  • Zjarri në kompleksin pranë QSUT në Tiranë është vënë nën kontroll pas disa orësh ndërhyrje intensive nga forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencës, ndërsa deri më tani nuk raportohen viktima.
  • Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari, deklaroi nga vendngjarja se flakët janë neutralizuar dhe vatrat aktive janë shuar, duke theksuar se operacioni është zhvilluar me angazhimin e të gjitha strukturave shtetërore.
  • Sipas tij, gjatë ndërhyrjes janë evakuuar disa banorë, përfshirë edhe një të moshuar që ndodhej në gjumë, ndërsa disa persona kanë pësuar djegie të lehta.

Zjarri në kompleksin pranë QSUT në Tiranë është vënë nën kontroll pas disa orësh ndërhyrje intensive nga forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencës, ndërsa deri më tani nuk raportohen viktima. Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari, deklaroi nga vendngjarja se flakët janë neutralizuar dhe vatrat aktive janë shuar, duke theksuar se operacioni është zhvilluar me angazhimin e të gjitha strukturave shtetërore. Sipas tij, gjatë ndërhyrjes janë evakuuar disa banorë, përfshirë edhe një të moshuar që ndodhej në gjumë, ndërsa disa persona kanë pësuar djegie të lehta. Ai vlerësoi reagimin e shpejtë të zjarrfikësve, urgjencës, Forcave të Armatosura, RENEA-s dhe forcave vullnetare. “Prej 4 orësh Prefektura ka marrë masat për të gjitha forcat në këtë rast emergjent. Falenderoj zjarrfikësit, forcat e urgjencës, FA, forcat vullnetare, RENEA. Jemi të lumtur se nuk kemi asnjë viktimë,” tha Hajdari, duke shtuar se disa persona janë nxjerrë nga banesat në gjendje të vështirë shëndetësore. Ai theksoi se disa vatra të zjarrit tashmë janë “të vdekura” dhe situata është nën kontroll, por puna vijon për kontrollin e plotë të ndërtesës dhe verifikimin e çdo ambienti brenda saj. Hajdari shtoi se pas përfundimit të operacionit do të nisin edhe veprimet hetimore nga prokuroria, në bashkëpunim me ekspertë kriminalistikë, zjarrfikës dhe mjekësinë ligjore, për të përcaktuar shkaqet e zjarrit. Ai bëri të ditur gjithashtu se do të vijojë monitorimi i situatës deri në normalizimin e plotë dhe akomodimin e banorëve të prekur.

Lini një Përgjigje