Pikat kryesore
- Në fshatin Lazarat, Bashkia Gjirokastër, është raportuar një vatër zjarri në një sipërfaqe me bar dhe shkurre.
- Menjëherë pas marrjes së njoftimit, grupi i shërbimit zjarrfikës ka mbërritur në vendngjarje, ku ka konstatuar se zjarri, i favorizuar nga era, rrezikonte përhapjen në drejtim të banesave të banorëve.
- Falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimit zjarrfikës, u bë e mundur izolimi dhe shuarja e zjarrit, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme dhe rrezikimin e banesave.
Në fshatin Lazarat, Bashkia Gjirokastër, është raportuar një vatër zjarri në një sipërfaqe me bar dhe shkurre. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, grupi i shërbimit zjarrfikës ka mbërritur në vendngjarje, ku ka konstatuar se zjarri, i favorizuar nga era, rrezikonte përhapjen në drejtim të banesave të banorëve. Falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimit zjarrfikës, u bë e mundur izolimi dhe shuarja e zjarrit, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme dhe rrezikimin e banesave. Nga verifikimet paraprake dyshohet se shkak i zjarrit mund të ketë qenë bashkimi i telave elektrikë si pasojë e erës së fortë. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe me bar dhe shkurre, ndërsa nuk pati dëme në banesa apo dëme të tjera materiale. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Zjarri në Spanjë përfshin 32 mijë hektarë pyje, evakuohen 34 fshatra Lamallari: Qeveria miraton paketën e mbështetjes për familjet e policëve të rënë në detyrë dhe të plagosurit Zjarr në aeroport, dy viktima/ Dy zjarrfikës humbin jetën në detyrë pas flakëve në Bordeaux