Zhvillonin lojëra fati në lokal/ Divjakë, vihen në pranga dy persona (EMRAT)

Zhvillonin lojëra fati në lokal/ Divjakë, vihen në pranga dy persona (EMRAT)

Pikat kryesore

  • Dy persona Altin Çoku 52 vjeç dhe Edmir Çela 35 vjeç u arrestuan në kuadër të operacionit “Game Over” në Divjakë.
  • Në lokalin në pronësi të Çokut, në fshatin Karavasta e Re, Divjakë, dyshohet se organizoheshin lojëra fati nëpërmjet kompjuterëve dhe aparateve celularë.
  • Gjatë kontrollit të ushtruar në aparatin celular të tij u konstatuan faqe të ngjashme me ato të basteve sportive.

Dy persona Altin Çoku 52 vjeç dhe Edmir Çela 35 vjeç u arrestuan në kuadër të operacionit “Game Over” në Divjakë. Në lokalin në pronësi të Çokut, në fshatin Karavasta e Re, Divjakë, dyshohet se organizoheshin lojëra fati nëpërmjet kompjuterëve dhe aparateve celularë. Ndërsa Çela ishte kamarier në këtë lokal. Gjatë kontrollit të ushtruar në aparatin celular të tij u konstatuan faqe të ngjashme me ato të basteve sportive. Nga verifikimet e kryera rezultoi gjithashtu se Çela ishte i punësuar në mënyrë të paligjshme, pa qenë i regjistruar pranë organeve kompetente. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 njësi kompjuterike, 1 DVR, 1 laptop dhe 5 aparate celularë. /abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aksident me vdekje në Divjakë/ Humb jetën 39-vjeçari, plagosen 5 të tjerë Aksident me vdekje në Divjakë Akuza për “shpërdorim detyre”/ Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq kryeinspektorin dhe 2 inspektorët e IMT-së Divjakë

Lini një Përgjigje