Zhduken” legjionarët në Serie A, dëmtohet sërish Gjimshit, “zverdhet” Ramadani

Zhduken” legjionarët në Serie A, dëmtohet sërish Gjimshit, “zverdhet” Ramadani

Pikat kryesore

  • Për fat të keq, legjionarët kuqezi, një pjesë e rëndësishme e tyre, janë “zhdukur” këtë periudhë në Serie A, kjo si pasojë e dëmtimeve që kanë pësuar, apo zgjedhjeve teknike të trajnerëve.
  • I rikthyer në fushë pak javë më parë, Berat Gjimshiti detyrohet të “parkojë” sërish në infermieri.
  • Ishte fundi i pjesës së parë, në sfidën me Torinon, kur Gjimshiti u shtri në tokë.

Për fat të keq, legjionarët kuqezi, një pjesë e rëndësishme e tyre, janë “zhdukur” këtë periudhë në Serie A, kjo si pasojë e dëmtimeve që kanë pësuar, apo zgjedhjeve teknike të trajnerëve. I rikthyer në fushë pak javë më parë, Berat Gjimshiti detyrohet të “parkojë” sërish në infermieri. Ishte fundi i pjesës së parë, në sfidën me Torinon, kur Gjimshiti u shtri në tokë. Pamjet dukeshin shqetësuese pasi kapiteni u largua nga fusha mes lotësh duke iu drejtuar menjëherë spitalit. Për fat të mirë, ekzaminimet e para përjashtuan fraktura apo tërheqje, por bëhet fjalë për një traumë të fortë në muskujt fundorë të barkut. Mbetet ende e paqartë koha e rikthimit të tij në fushë, me Atalantën që pritet të dalë me një njoftim zyrtar. Për Torinon, titullar dhe 90-minuta u aktivizua Ardian Ismajli, me qendërmbrojtësin kuqezi që u vlerësua me notën 7-të. Në ndeshjen e tretë radhazi, Asllani qëndroi në stol për 90 minuta. Asnjë minutë për Hysajn këtë javë, me anësorin kuqezi që mbetet me “valixhe në duar”, me Lazio-n që po kërkon një sistemim të ri për të. Vijon fazën e riaftësimit Medon Berisha, ndërsa Ylber Ramdani u aktivizua për 78 minuta në takimin kundër Parmës. Mesfushori kuqezi u ndëshkua me karton të verdhë dhe nuk do të jetë në dispozicion të Lecces për takimin e radhës, atë kundër Inter. Studentët e UNI-UNI – Universum International College Powered by Arizona State University arritën sukses të jashtëzakonshëm duke Nëse Düsseldorfi është destinacioni juaj, PrishtinaTicket ju ofron fluturime direkte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës çdo ditë, 01/12/2026 14:04 Karim Benzema i kërkon Perezit të mbështesë Alonson dhe të forcojë mesfushën e Real Madridit 01/12/2026 14:03 Drejtori i Bayernit krahason Oliseh dhe Diaz me Robben dhe Ribery 01/12/2026 13:41 “Zhduken” legjionarët në Serie A, dëmtohet sërish Gjimshit, “zverdhet” Ramadani

Lini një Përgjigje