Zgjedhjet për kreun e ri të degës së PD në Shkodër, tensione dhe përplasje fizike mes…

Zgjedhjet për kreun e ri të degës së PD në Shkodër, tensione dhe përplasje fizike mes…

Pikat kryesore

  • Mbledhja e zhvilluar në selinë e Partisë Demokratike në Shkodër mbrëmjen e së hënës për konfirmimin e kandidatëve për kryetar të degës është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes anëtarëve.
  • Drejtuesi politik Luçiano Boçi ishte prezent në këtë mbledhje duke bërë të ditur konfirmimin e dy emrave si kandidat për kryetar të PD Genti Ibroja dhe Ardit Qylybyli.
  • Konfirmimi i vetëm dy kandidatëve nga selia qendrore, ndonëse lista e propozuar nga baza kishte qenë më e gjatë, ka shkaktuar debate të forta gjatë diskutimeve.

Mbledhja e zhvilluar në selinë e Partisë Demokratike në Shkodër mbrëmjen e së hënës për konfirmimin e kandidatëve për kryetar të degës është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes anëtarëve. Drejtuesi politik Luçiano Boçi ishte prezent në këtë mbledhje duke bërë të ditur konfirmimin e dy emrave si kandidat për kryetar të PD Genti Ibroja dhe Ardit Qylybyli. Konfirmimi i vetëm dy kandidatëve nga selia qendrore, ndonëse lista e propozuar nga baza kishte qenë më e gjatë, ka shkaktuar debate të forta gjatë diskutimeve. Disa prej anëtarëve kanë kundërshtuar vendimin, duke ngritur pikëpyetje për kriteret e përzgjedhjes. Anëtari i kryesisë, Ervin Gjini teksa po fliste se cilat janë arsyet që emri i tij dhe emri i zëvendës kryetarit të PD Arben Lushaj apo të tjerë emra që kanë qenë të propozuar nga baza nuk janë sjellë si kandidat për kryetar të PD. Po ashtu Gjini gjatë fjalimit të tij tha se këto kritere nuk janë bërë të ditura më përpara dhe se është e qartë përse janë përjashtuar nga kjo mundësi për të garuar për kryetar të PD.

Lini një Përgjigje