Zgjedhjet e tetorit, mblidhen shefat shtabeve zgjedhore të PDK’së, Krasniqi: Kemi dëshmuar se sjellim rezultate konkrete Në njoftimin e PDK-së shtohet edhe se gjatë takimit është theksua rëndësia e mobilizimit të plotë të strukturave të partisë në çdo komunë, si dhe gatishmëria për të garantuar një fushatë dinjitoze dhe fituese.
”PDK ka dëshmuar se kudo që qeveris, sjell ndryshim të prekshëm dhe rezultate konkrete për qytetarët.
Më 12 tetor, ne do të mbrojmë fitoret tona dhe do të zgjerojmë fitoren edhe në komuna të tjera, duke e bërë modelin tonë të qeverisjes një standard në mbarë Kosovën”, ka thënë Krasniqi gjatë takimit.
Kryetari Krasniqi pret shefat e shtabeve: PDK drejt fitores së re në zgjedhjet lokale të 12 tetorit Në këtë takim u theksua rëndësia e mobilizimit të plotë të strukturave të partisë në çdo komunë, si dhe gatishmëria për të garantuar një fushatë dinjitoze dhe fituese.
Kryetari Krasniqi vuri në pah sukseset e PDK-së në qeverisjen lokale, duke theksuar se qytetarët në komuna të ndryshme e kanë përjetuar qartë modelin e qeverisjes #MaMirë.
“PDK ka dëshmuar se kudo që qeveris, sjell ndryshim të prekshëm dhe rezultate konkrete për qytetarët.
Më 12 tetor, ne do të mbrojmë fitoret tona dhe do të zgjerojmë fitoren edhe në komuna të tjera, duke e bërë modelin tonë të qeverisjes një standard në mbarë Kosovën”, u shpreh Krasniqi.
Takimi u mbyll me zotimin e të gjithë drejtuesve të shtabeve se PDK do të hyjë e bashkuar dhe e vendosur në këto zgjedhje, me synimin për t’ua sjellë qytetarëve kudo në Kosovë qeverisjen #MaMirë.
/ GazetaExpress Zgjedhjet e tetorit, mblidhen shefat shtabeve zgjedhore të PDK’së, Krasniqi: Kemi dëshmuar se sjellim rezultate konkrete Berisha: Shën Nënë Tereza i dha nder emrit shqiptar Shumë ndryshe!
Justin Bieber shfaqet me një pamje të re në…
Ndryshimi i papritur i Kate Middleton i lë të gjithë pa fjalë Ajet Potera shkoi në LDK nga VV’ja, Bulliqi: Me befasoi, ka vite që s’është aktiv në parti Plotësohen vakancat e krijuara në 5 këshilla bashkiakë