Zgjedhje e presidentit nga populli, Kusari-Lila: Bashkëpunimi politik thuajse i pamundur

Zgjedhje e presidentit nga populli, Kusari-Lila: Bashkëpunimi politik thuajse i pamundur

Pikat kryesore

  • Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka mandatuar Glauk Konjufcën, mandatar për formimin e Qeverisë.
  • Kjo temë mjaft e rëndësishme u diskutua sonte në edicionin më të ri të Rubikonit.
  • Po ashtu një ndër çështjet ishte edhe zgjedhja e presidentit nga populli.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka mandatuar Glauk Konjufcën, mandatar për formimin e Qeverisë. Kjo temë mjaft e rëndësishme u diskutua sonte në edicionin më të ri të Rubikonit. Po ashtu një ndër çështjet ishte edhe zgjedhja e presidentit nga populli. Ish-shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila, iu përgjigj pyetjes së analistit Ilir Deda. Kusari Lila, tha se për të ndodhur kjo duhet të ketë së pari komunikim mes partive politike. “Për t’u votuar ndryshimet Kushtetuese duhet të ketë Kuvend të konstituuar. Duhet të ketë shumicë prej 80 deputetëve edhe ata të komuniteteve joshumicë. Prandaj, për të ardhur deri tek ajo pikë, duhet tregohet një pjekuri dhe një bashkëpunim politik i natyrës krejt tjetër, i cili thuajse është gati i pamundur. Ne po flasim për bazën e 61 votave e lërë më të flasim për 80 vota me konsensus të gjerë”, tha Kusari-Lila. 🏡 Zgjedhja e sotme është një investim “Andrra Invest LLC” është pajisur me leje ndërtimi nga Komuna e Prishtinës pas plotësimit të kushteve të 11/04/2025 21:37 Abdixhiku i reagon Kurtit nga Bregu i Diellit: Prishtina po flet e para kundër manovrave dhe popullizmit 11/04/2025 21:32 Këndi i lojërave, Soliterat e Lagja e Artistëve – Përparim Rama prezanton disa nga projektet e realizuara në Ulpianë 11/04/2025 21:29 Totaj: Në arsim dhe shëndetësi investuam në infrastrukturë dhe forcim të cilësisë e shërbimeve

Lini një Përgjigje