Zbulohen kuti me lëndë pirroteknike në një dyqan, e pëson pronarja e biznesit në Shkodër

Zbulohen kuti me lëndë pirroteknike në një dyqan, e pëson pronarja e biznesit në Shkodër

Pikat kryesore

  • Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në dyqanin e shtetases S.
  • u gjetën 44 kuti me lëndë piroteknike (kapsolla), të ndaluara për tregtim, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
  • NJOFTIMI I POLICISE Sekuestrohen 44 kuti me lëndë piroteknike që u gjetën gjatë kontrollit në një dyqan në qytetin e Shkodrës.

Zbulohen kuti me lëndë pirroteknike në një dyqan, e pëson pronarja e biznesit në Shkodër Vijojnë kontrollet në zbatim të planit të masave për ndalimin e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike, në prag të festave të fundvitit, ndërsa një rast u zbulua në Shkodër. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në dyqanin e shtetases S. P. u gjetën 44 kuti me lëndë piroteknike (kapsolla), të ndaluara për tregtim, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. NJOFTIMI I POLICISE Sekuestrohen 44 kuti me lëndë piroteknike që u gjetën gjatë kontrollit në një dyqan në qytetin e Shkodrës. Procedohet penalisht pronarja e dyqanit. Si rezultat i kontrolleve intensive që po kryhen nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në zbatim të planit të masave për ndalimin e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike, nga subjekte të paautorizuara, në prag të festave të fundvitit, është goditur një rast i shitjes së këtyre lëndëve, në një dyqan në lagjen “Tre Heronjtë”. Gjatë kontrollit në dyqanin e shtetases S. P. u gjetën 44 kuti me lëndë piroteknike (kapsolla), të ndaluara për tregtim, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen S. P. Kontrollet për parandalimin e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike do të vijojnë në të gjithë qarkun. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme. loading…

Lini një Përgjigje