Xhandarmëria serbe dyshohet se ka plagosur dhe rrëmbyer një person në veri

Xhandarmëria serbe dyshohet se ka plagosur dhe rrëmbyer një person në veri

Pikat kryesore

  • Policia e Kosovës ka njoftuar se një serb dyshohet se është plagosur në zonën e Leposaviqit dhe më pas është rrëmbyer nga xhandarmeria serbe.

Policia e Kosovës ka njoftuar se një serb dyshohet se është plagosur në zonën e Leposaviqit dhe më pas është rrëmbyer nga xhandarmeria serbe. Bazuar në informacionet e para të Policisë, vendi i ngjarjes ku raportohet se ka ndodhur rasti dyshohet se gjendet brenda territorit të Republikës së Kosovës, pra brenda hapësirës (siç quhet pika zero -0-), në afërsi të zonës së Leposaviqit, në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, ku për këtë Policia e Kosovës ka njoftuar dhe ka bashkëpunuar me KFOR-in, si përgjegjëse për zonën/brezin kufitar. “Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, ka ndërmarrë veprimet e saja hetimore, duke intervistuar dëshmitarë të rastit, përmes të cilëve janë siguruar informacione se disa persona të maskuar kishin hyrë në territorin e Republikës së Kosovës, duke e plagosur dhe rrëmbyer viktimën të cilët pastaj e kishin dërguar në territorin e Serbisë, ku sipas dëshmitarëve me një autoambulancë e kanë dërguar në drejtim të qytetit të Nishit në Serbi.” Në njoftim thuhet se Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante dhe me organet e drejtësisë, ku në konsultim me prokuroren kompetente të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Departamenti për Krime të Rënda, është iniciuar rasti. “Andrra Invest LLC” është pajisur me leje ndërtimi nga Komuna e Prishtinës pas plotësimit të kushteve të Zgjedhja e sotme është një investim i qëndrueshëm, që do të mbetet pasuri e vlefshme për familjen 11/03/2025 16:14 Kryeziu për dështimin e Exit-Poll në Mitrovicë: “Nëse s’ka qenë huqje e qëllimshme, atëherë është huqje profesionale” 11/03/2025 16:07 Xhandarmëria serbe dyshohet se ka plagosur dhe rrëmbyer një person në veri 11/03/2025 15:47 Kushtetuesja cakton orën 17:00 për vendimin e Veliajt, jepet njoftimi zyrtar

Lini një Përgjigje