Walid Hamidi shpall Mbyllen pjesët e para të katër ndeshjeve të Superligës, këto janë…

Walid Hamidi shpall Mbyllen pjesët e para të katër ndeshjeve të Superligës, këto janë…

string(75) "mbyllen-pjeset-e-para-te-kater-ndeshjeve-te-superligen-keto-jane-rezultatet" Mbyllen pjesët e para të katër ndeshjeve të Superligës, këto janë rezultatet Janë mbyllur pjesët e para të katër ndeshjeve të xhiros së gjashtë të Superligës së futbollit. Ballkani po avancon në derbin e kësaj xhiroje ndaj Dritës me rezultat 1:0. Golin e epërsisë për therandasit e shënoi Walid Hamidi në minutën e 39-të, shkruan “Gazeta Express”. Nga ana tjetër, kampionët aktualë e barazuan rezultatin me Arb Manajn, por gjyqtari Visar Kastrati e anuloi atë me ndihmën e sistemit VAR për një ndërhyrje të palejueshme paraprake të sulmuesit të gjilanasve. Ndërkohë, Dukagjini dhe Llapi po barazojnë 1:1 pas 45 minutave të parë të lojës. Të parët në epërsi kaluan llapjanët përmes Axel Gnapit në minutën e tetë, pasi u shërbye nga Arbnor Ramadani. Kurse, klinasit të cilët po luajnë pa trajnerin Ismet Munishi, i cili u ndëshkua me karton të kuq, i barazuan shifrat në minutat shtesë me anë të Dienit Isufit. Gjilani dhe Drenica po barazojnë pa gola pas pjesës së parë, kurse 45 minutëshi i parë mes Malishevës dhe Ferizajt u mbyll po ashtu baras, por 1:1. Për vendësit shënoi Arlind Veliu, kurse për mysafirët Ardit Iljazi. Dueli mes Prishtinës dhe Prishtinës së Re, i fundit i xhiros së gjashtë te Superligës, do të luhet sonte nga ora 20:15 ne stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet. UEFA ul dënimin ndaj ekipit malazez: 7 vite përjashtim dhe 400 mijë € gjobë për kurdisje Mbyllen pjesët e para të katër ndeshjeve të Superligës, këto janë rezultatet Medon Berisha “gradohet” në Itali, futbollisti kosovar kapiten i ekipit të Serie A Leao ushtron për herë të parë me ekipin, i gatshëm për duelin me Napolin Serbia “goditet” para përballjes me Shqipërinë, e humb lojtarin e tretë Piqué i fyeu referët pas lojës, rrezikon suspendim deri në 12 ndeshje

Lini një Përgjigje