Pikat kryesore
- I dyshuar për rastin është Astrit Isufit nga Sankoci i Drenasit.
- Prokuroria Themelore në Prishtinë, në një përgjigje për Gazetën Express, ka thënë se ndaj të dyshuarit më 6 prill të këtij viti është paraqitur kërkesë për caktim të paraburgimit dhe i është caktuar.
- Po ashtu, ndaj Isufit më 7 prill është ngritur aktakuzë për “Dhunë në familje” dhe “Kanosje”.
string(95) “vrasja-e-vellezerve-ne-malisheve-dhendri-i-dyshuar-me-aktakuze-per-kanosje-dhe-dhune-ne-familje” Vrasja e vëllezërve në Malishevë, dhëndri i dyshuar me aktakuzë për kanosje dhe dhunë në familje Dy vëllezër janë vrarë sot në fshatin Golluboc të Malishevës. I dyshuar për rastin është Astrit Isufit nga Sankoci i Drenasit. Prokuroria Themelore në Prishtinë, në një përgjigje për Gazetën Express, ka thënë se ndaj të dyshuarit më 6 prill të këtij viti është paraqitur kërkesë për caktim të paraburgimit dhe i është caktuar. Po ashtu, ndaj Isufit më 7 prill është ngritur aktakuzë për “Dhunë në familje” dhe “Kanosje”. “Prokurori i shtetit ndaj personit të dyshuar A.I., me datë 06.04.2025, është paraqitur kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, e cila po të njëtit iu është caktuar nga gjykata kompetente. Po ashtu, me datë 07.04.2025, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit për veprat penale “Dhunë në familje” në bazë të nenit 248 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe “Kanosje”, sipas nenit 181 të KPRK-së.” Policia ka aktivizuar Njësinë K9 për të arrestuar të dyshuarin, mirëpo deri tani nuk ka njoftim nëse është kapur ai. Raportohet se viktimat janë Driton Morina dhe Naim Morina rreth 32 dhe 45 vjeç. I dyshuari, sipas hetimeve paraprake, sot ka shkuar në shtëpinë e viktimave për të marrë gruan e tij. Pasi është larguar disa metra, ai është kthyer përsëri dhe ka hapur zjarr ndaj dy vëllezërve që ndodheshin para derës së shtëpisë. Vrasja e vëllezërve në Malishevë, dhëndri i dyshuar me aktakuzë për kanosje dhe dhunë në familje Vrasja e dyfishtë në Malishevë, pamje nga vendi i ngjarjes Tri organizata evropiane të medieve letër Kurtit rreth buxhetit të RTK-së Rritjet e pagave në Zvicër do të jenë të kufizuara në vitin 2026 Hamiti: Kosova të dalë nga kurthi populist i Kurtit, s’është demokrat e përbuzë shtetin- qytetarët ta refuzojnë atë Muharremi: Nëse Konjufca nuk bëhet kryeministër, vendimi i Osmanit do të jetë i rrezikshëm për Kosovën