Pikat kryesore
- Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me 28 vite burg për Ilir Selmanin, i fajtor si pjesë e grupit kriminal që ekzekutoi ish-policin Santiago Malko në Tiranë, në gusht të vitit 2019.
- Sipas dosjes hetimore, Selmani konsiderohet një nga personat kyç në organizimin dhe realizimin e atentatit.
- Prokuroria ka provuar se ai ka drejtuar automjetin e përdorur për ndjekjen e viktimës dhe ka kryer lëvizje të koordinuara me pjesëtarët e grupit, duke vepruar sipas urdhrave të Leonard Dukës.
Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me 28 vite burg për Ilir Selmanin, i fajtor si pjesë e grupit kriminal që ekzekutoi ish-policin Santiago Malko në Tiranë, në gusht të vitit 2019. Sipas dosjes hetimore, Selmani konsiderohet një nga personat kyç në organizimin dhe realizimin e atentatit. Prokuroria ka provuar se ai ka drejtuar automjetin e përdorur për ndjekjen e viktimës dhe ka kryer lëvizje të koordinuara me pjesëtarët e grupit, duke vepruar sipas urdhrave të Leonard Dukës. Hetimet zbuluan se vrasja e Santiago Malkos lidhej me përplasjet mes grupeve kriminale që vepronin në Tiranë. Malko, i cili në të kaluarën kishte shërbyer në radhët e Policisë së Shtetit, por ishte larguar nga detyra, njihej gjithashtu si mik i Ervis Martinajt. Mbrëmjen e 27 gushtit 2019, ai u ekzekutua me breshëri plumbash teksa udhëtonte me automjetin e tij pranë zonës së “Porcelanit” në Tiranë.