Vranë dhe groposën Pëllumb Metën, Gjykata jep vendimin për bashkëshorten dhe fëmijët e tij

Vranë dhe groposën Pëllumb Metën, Gjykata jep vendimin për bashkëshorten dhe fëmijët e tij

Pikat kryesore

  • Krimi u krye nga anëtarët e familjes, të cilët tentuan të fshehin veprimin duke groposur trupin e viktimës.
  • Vendimi i sotëm i Gjykatës ishte i ashpër për djalin, Hysen Meta, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për akuzën e vrasjes së babait dhe fshehjes së trupit.
  • Ndërkohë, dënimet për anëtarët e tjerë të familjes, të akuzuar për bashkëpunim në krim, ishin: Vajza , Hygerta Meta, u dënua me 8 vite burg, ndryshe nga 30 vite që kishte kërkuar prokuroria.

Gjykata e Durrësit ka dhënë sot vendimin për katër anëtarët e familjes Meta, të cilët në bashkëpunim vranë dhe groposën babanë, Pëllumb Meta, në Shënavlash të Durrësit, një ngjarje kjo që tronditi opinionin publik në shkurt të këtij viti. Krimi u krye nga anëtarët e familjes, të cilët tentuan të fshehin veprimin duke groposur trupin e viktimës. Vendimi i sotëm i Gjykatës ishte i ashpër për djalin, Hysen Meta, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për akuzën e vrasjes së babait dhe fshehjes së trupit. Ndërkohë, dënimet për anëtarët e tjerë të familjes, të akuzuar për bashkëpunim në krim, ishin: Vajza , Hygerta Meta, u dënua me 8 vite burg, ndryshe nga 30 vite që kishte kërkuar prokuroria. Djali tjetër , Amarildo Meta, u dënua me 5 vite burg. Bashkëshortja e viktimës dhe nëna e tre fëmijëve, Blerina Meta, u dënua me 3 vite burg. Dënimet e dhëna mbyllin një nga dosjet më tronditëse të vitit, ku theksohet ashpërsia e krimit të kryer brenda familjes.

Lini një Përgjigje