Pikat kryesore
- Nga Irlanda, presidentja e KE Ursula Von Der Leyen vlerësoi progresin e Shqipërisë dhe Malit të Zi në procesin e zgjerimit.
- “Shqipëria dhe Mali i Zi po vijojnë të përparojnë në procesin e zgjerimit.
- E mirëpres shumë mbështetjen tuaj të fortë për këtë proces, siç e keni përshkruar, të bazuar në meritë.
Nga Irlanda, presidentja e KE Ursula Von Der Leyen vlerësoi progresin e Shqipërisë dhe Malit të Zi në procesin e zgjerimit. “Shqipëria dhe Mali i Zi po vijojnë të përparojnë në procesin e zgjerimit. E mirëpres shumë mbështetjen tuaj të fortë për këtë proces, siç e keni përshkruar, të bazuar në meritë. Kjo mbështetje përfshin qëllimin për të përfunduar deri në fund të vitit negociatat e pranimit me Malin e Zi”. Von Der Leyen risolli në vëmendje vitin 2004, kur gjatë presidencës irlandeze të kohës u anëtarësuan njëkohësisht në BE dhjetë shtete, kryesisht ish-komuniste.