Pikat kryesore
- “Interesat e Ukrainës janë edhe interesat tona”, deklaroi sot presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
- Ajo bëri të ditur se partnerët e “Koalicionit të Vullnetarëve” u mblodhën sot për të diskutuar negociatat në vijim, me synimin për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën.
- Sipas Reuters, Von der Leyen përshëndeti gjithashtu pjesëmarrjen e Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, në takimin virtual.
“Interesat e Ukrainës janë edhe interesat tona”, deklaroi sot presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Ajo bëri të ditur se partnerët e “Koalicionit të Vullnetarëve” u mblodhën sot për të diskutuar negociatat në vijim, me synimin për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën. Sipas Reuters, Von der Leyen përshëndeti gjithashtu pjesëmarrjen e Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, në takimin virtual. Ajo theksoi se një nga çështjet kryesore në bisedime është financimi i Ukrainës, përfshirë edhe përdorimin e aseteve ruse të “ngrirë”. Presidentja e Komisionit Europian nënvizoi gjithashtu se bashkëpunimi i fortë transatlantik është i domosdoshëm, pasi siç tha, “ai sjell rezultate të prekshme”. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Zelensky shprehet i gatshëm të ecë përpara me marrëveshjen e paqes Shkurtimi i fondit prej 3 miliardë dollarësh për të pastrehët/ 20 shtete amerikane padisin administratën Trump Zelensky zbulon katër pikat kyçe për të arritur paqen me Rusinë