Pikat kryesore
- Nga foltorja e Kuvendit, deputetja demokrate Albana Vokshi u shpreh se zgjedhjet nuk janë humbur nga opozita, por janë manipuluar.
- Ajo ngriti akuza të rënda ndaj maxhorancës, duke pretenduar se gjatë procesit zgjedhor ka pasur mbështetje nga grupe kriminale.
- Sipas saj, 12 banda kriminale kanë vepruar në çdo qark për të ndihmuar Partinë Socialiste.
Nga foltorja e Kuvendit, deputetja demokrate Albana Vokshi u shpreh se zgjedhjet nuk janë humbur nga opozita, por janë manipuluar. “Nuk i kemi humbur zgjedhjet. Zgjedhjet janë devijuar, janë vjedhur. E keni të qartë këtë”, theksoi ajo gjatë seancës plenare. Ajo ngriti akuza të rënda ndaj maxhorancës, duke pretenduar se gjatë procesit zgjedhor ka pasur mbështetje nga grupe kriminale. Sipas saj, 12 banda kriminale kanë vepruar në çdo qark për të ndihmuar Partinë Socialiste. “Kjo shumicë nuk është vullneti i shqiptarëve”, deklaroi Vokshi. Deputetja e PD-së shtoi se opozita e sheh veten si zëri i qytetarëve dhe i atyre që protestojnë kundër qeverisjes aktuale. “Ne jemi përfaqësues të shqiptarëve, jemi përfaqësues të protestuesve”, përmbylli ajo fjalën e saj.