Vodhën automjete luksoze në Gjermani e Zvicër, procedohen 2 persona

Vodhën automjete luksoze në Gjermani e Zvicër, procedohen 2 persona

Pikat kryesore

  • Policia e kryeqytetit ka sekuestruar dy automjete luksoze të vjedhura jashtë shtetit, me vlerë rreth 120 mijë euro.
  • Bëhet fjalë për një mjet tip “Audi SQ8”, me vlerë rreth 70 mijë euro, i vjedhur në Gjermani, dhe një automjet tip “BMË”, me vlerë rreth 50 mijë euro, i vjedhur në Zvicër.
  • Në operacioni “Stolen line”, janë identifikuar dhe proceduar penalisht dy persona të dyshuar se i kanë trafikuar automjetet në Shqipëri me qëllim shitjen.

Policia e kryeqytetit ka sekuestruar dy automjete luksoze të vjedhura jashtë shtetit, me vlerë rreth 120 mijë euro. Bëhet fjalë për një mjet tip “Audi SQ8”, me vlerë rreth 70 mijë euro, i vjedhur në Gjermani, dhe një automjet tip “BMË”, me vlerë rreth 50 mijë euro, i vjedhur në Zvicër. Në operacioni “Stolen line”, janë identifikuar dhe proceduar penalisht dy persona të dyshuar se i kanë trafikuar automjetet në Shqipëri me qëllim shitjen. Vijon operacioni i koduar “Stolen line”. Sekuestrohen 2 automjete të tjera, tip “Audi SQ8” dhe “BMW”, me vlerë 120 000 euro, të vjedhura jashtë shtetit dhe të trafikuara në Shqipëri. Identifikohen dhe procedohen penalisht 2 shtetasit që dyshohet se kanë trafikuar në Shqipëri, me qëllim shitjen, 2 automjetet e vjedhura në Gjermani dhe në Zvicër. Si rezultat i punës hetimore dhe operacionale, kryer në vijim të operacionit “Stolen line”, me objektiv goditjen e rasteve të trafikimit në Shqipëri, të automjeteve të vjedhura jashtë shtetit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme goditën 2 raste të tjera të kësaj veprimtarie kriminale. -u sekuestrua 1 automjet tip “Audi SQ8”, me vlerë rreth 70 000 euro, i cili nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Gjermani. Për këtë rast nisi procedimi penal për shtetasin H. P., 29 vjeç, i cili dyshohet se ka sjellë automjetin, në Shqipëri, me qëllim shitjen; -u sekuestrua 1 automjet tip “BMË”, me vlerë rreth 50 000 euro , i cili nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Zvicër. Për këtë rast nisi procedimi penal për shtetasin K. B., 50 vjeç, i cili dyshohet se ka sjellë automjetin, në Shqipëri, me qëllim shitjen. Operacioni “Stolen Line” vijon.

Lini një Përgjigje