VLEN, nën dirigjimin e Mickoskit”/ Protesta pro UÇK në Shkup, Selimi: VLEN nuk gjeti…

VLEN, nën dirigjimin e Mickoskit”/ Protesta pro UÇK në Shkup, Selimi: VLEN nuk gjeti…

Pikat kryesore

  • Gazetari Sefer Selimi tha për Ballkan Update se VLEN ka zgjedhur të vihet nën dirigjimin e Hristijan Mickoskit, duke u larguar nga vlerat e pranuara ndërkombëtarisht.
  • Selimi u shpreh se Ali Ahmeti ka të drejtë morale dhe politike të flasë në emër të UÇK-së, e cila i përket të gjithë shqiptarëve.
  • Sipas tij, heqja dorë nga kjo e drejtë është e dëmshme për vetë VLEN-in.

Organizata e Veteranëve të Luftës të ushtrisë çlirimtare të Kosovës do të mbajnë protesten e tyre të rradhës në Shkup me datë 13 dhjetor, ora 13 në sheshin Skenderbeu, edhe pse kjo nuk i ka pëlqyer kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Mickoski. Gazetari Sefer Selimi tha për Ballkan Update se VLEN ka zgjedhur të vihet nën dirigjimin e Hristijan Mickoskit, duke u larguar nga vlerat e pranuara ndërkombëtarisht. Selimi u shpreh se Ali Ahmeti ka të drejtë morale dhe politike të flasë në emër të UÇK-së, e cila i përket të gjithë shqiptarëve. Sipas tij, heqja dorë nga kjo e drejtë është e dëmshme për vetë VLEN-in. “VLEN vendosi të jetë në dirigjim të Mickoskit, duke u ndarë nga vlerat e konfirmuara ndërkombëtarisht. Reagimi i Mickoskit ishte i pritshëm, pasi ai është një politikan që ka treguar se vlerat e shqiptarëve nuk i ka shumë për qejf dhe Maqedoninë e sheh si shtet të maqedonasve dhe jo të qytetarëve të saj. Edhe kësaj radhe, VLEN nuk gjeti guximin, por gjeti arsye për të relativizuar dhe për të mos u bashkuar. Është e pamohueshme që Ali Ahmeti ka të drejtë morale dhe politike të thirret në emër të UÇK-së. UÇK-ja i përket popullit të Kosovës dhe shqiptarëve, si një nga angazhimet më të rëndësishme politike e ushtarake, që është paguar me sakrificat e një gjenerate. Të lësh ekskluzivitetin e UÇK-së një partie politike është më e dëmshme për ata që heqin dorë. Vlerësoj se ky është një gabim i madh i VLEN-it.” / abcnews.al / Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Serbi, ndryshimet në ligjin për ushtrinë/ Ministri i Mbrojtjes: Po përgatitemi edhe për shërbimin e detyrueshëm Norvegjia njofton se do të blejë dy nëndetëse të tjera nga Gjermania Lista Serbe “rimerr” Veriun/ Betohen kryetarët e rinj të komunave

Lini një Përgjigje