Vjeçari vdes pasi ra në humnerë te Kepi i Rodonit/ Policia: Bashkëshortja jashtë rrezikut…

Vjeçari vdes pasi ra në humnerë te Kepi i Rodonit/ Policia: Bashkëshortja jashtë rrezikut…

Pikat kryesore

  • Një tjetër aksident me pasojë vdekje është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Durrës, në afërsi të Kepit të Rodonit.
  • Sipas informacioneve paraprake, shtetasi Arben Karamuço dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit me katër rrota, duke dalë nga rruga.
  • Si pasojë e aksidentit, ai është gjetur pa shenja jete në vendngjarje.

Një tjetër aksident me pasojë vdekje është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Durrës, në afërsi të Kepit të Rodonit. Sipas informacioneve paraprake, shtetasi Arben Karamuço dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit me katër rrota, duke dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, ai është gjetur pa shenja jete në vendngjarje. Forcat e policisë dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në këtë aksident tragjik. ” Rreth orës 16:45, në vendin e quajtur “Kepi i Rodonit”, në një terren me shkurre, shtetasi A. K., rreth 52 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar një motomjet (me 4 goma), dyshohet se ka humbur kontrollin, si pasojë e terrenit, dhe është rrëzuar. Si pasojë, 52-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje. Në motomjet ndodhej edhe bashkëshortja e tij, shtetasja E. K., 44 vjeçe, e cila është lënduar lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.” Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! ‘Kafazi i qelqtë’ në sallat e gjyqeve/ Yzeiraj: Ndikon në procesin gjyqësor. Petraj: Koha për reformim dhe standartizim Berishës i plas revolta/ Berberi: Salianji nuk do e dërgojë çështjen në Gjykatë. Zgjedhim lëvizjen politike Aksidenti tragjik në Durrës, reagon Rama/ Kryeministri shpreh ngushëllimet për dy fëmijët viktima

Lini një Përgjigje