Vinicius kërkon kontratë të nivelit të Mbappés, zbulohen kushtet e tij për Real Madridin

Vinicius kërkon kontratë të nivelit të Mbappés, zbulohen kushtet e tij për Real Madridin

Pikat kryesore

  • Çështja e së ardhmes së Vinicius Junior mbetet në qendër të vëmendjes në “Santiago Bernabeu”, pasi Real Madridi dhe sulmuesi brazilian nuk i kanë përmbyllur ende negociatat për rinovimin.
  • AS raporton se diskutimet pritet të rifillojnë aty ku u ndërprenë pas Kupës së Botës për Klube në vitin 2025.
  • Pikërisht në atë periudhë u mbajt edhe takimi i fundit ndërmjet drejtuesve të klubit dhe përfaqësuesve të futbollistit.

Çështja e së ardhmes së Vinicius Junior mbetet në qendër të vëmendjes në “Santiago Bernabeu”, pasi Real Madridi dhe sulmuesi brazilian nuk i kanë përmbyllur ende negociatat për rinovimin. AS raporton se diskutimet pritet të rifillojnë aty ku u ndërprenë pas Kupës së Botës për Klube në vitin 2025. Pikërisht në atë periudhë u mbajt edhe takimi i fundit ndërmjet drejtuesve të klubit dhe përfaqësuesve të futbollistit. Palët ishin pranë një marrëveshjeje, por bisedimet ngecën në etapën përfundimtare. Vinicius i kishte zbutur pretendimet fillestare për pagën dhe Real Madridi e kishte përmirësuar propozimin, megjithatë mungoi hapi i fundit nga të dyja anët. Marrëveshja aktuale e Viniciusit Vinicius firmosi në vitin 2022 një kontratë pesëvjeçare me Real Madridin, e cila përfundon në vitin 2027. Nga kjo marrëveshje ai përfiton rreth 75 milionë euro neto në total, ose mesatarisht 15 milionë euro neto për sezon.

Lini një Përgjigje