Pikat kryesore
- “Vetting”/ Kush është Pëllumbi në mesazhet e Ballukut me Berberin?
- Ish-kreu i ARRSH ndryshoi kushtet, si u manipulua tenderi për tunelin e Llogarasë Në dosjen e SPAK-ut për tunelin e Llogarasë përmendet emri i një personazhi, që qendron në hije.
- PJESË NGA DOSJA E SPAK, BISEDA ME MESAZHE NË CELULARIN BLACKBERRY TË BERBERIT BELINDA BALLUKU: Kemi ndryshuar ne tek tuneli eksperiencën e objekteve të ngjashme Nga 5 vite ne 3???
“Vetting”/ Kush është Pëllumbi në mesazhet e Ballukut me Berberin? Ish-kreu i ARRSH ndryshoi kushtet, si u manipulua tenderi për tunelin e Llogarasë Në dosjen e SPAK-ut për tunelin e Llogarasë përmendet emri i një personazhi, që qendron në hije. Madje ka një bisedë midis Berberit dhe Ballukut, ku flitet hapur se është ndryshuar njëri nga kushtet e tenderit pasi kompania e këtij biznesmeni nuk mund të kualifikohej, duke ndryshuar kushtet e tenderit në kundërshtim me ligjin. PJESË NGA DOSJA E SPAK, BISEDA ME MESAZHE NË CELULARIN BLACKBERRY TË BERBERIT BELINDA BALLUKU: Kemi ndryshuar ne tek tuneli eksperiencën e objekteve të ngjashme Nga 5 vite ne 3??? EVIS BERBERI: Kerkoi Pellumbi te jete 3 nga 5 vitet e fundit BELINDA BALLUKU: Po cne? Kush e beri kerkesen e KPP? EVIS BERBERI: Ne kpp cfare kerkese eshte bere Te takimi qe patem ne dt 31 dhjetor me Arten dhe Pellumbin ai kerkoi qe te jete 3 nga 5 vitet e fundit. Sipas Vkm eksperienca duhet kerkuar tre vitet e fundit. Nderkohe qe ai se kishte dhe e lame 3 nga 5 vitet e fundit. Po Arta me tha qe e kishte diskutuar perpara takimit me Pellumbin kete gje me ty.” Duke verifikuar emrat e kompanive, që kanë marrë pjesë edhe te tenderi i parë i anuluar, por edhe tek tenderi i rishpallur del në pah vetëm një “Pëllumb” dhe ky është njëri nga administratorët dhe njëkohësisht aksioneri kryesor i kompanisë “Alb-Building” Pëllumb Beta. Nuk ka prova që ky është i njëjti person, por ka indicie që ky është i vetmi subjekt me këtë emër që ka qenë pjesë e garës në tenderin e tunelit të Llogarasë. Një javë pas së fituesit të tenderit, dyshimet për korrupsion me këtë tender do të spostoheshin në sallën e parlamentit, ku deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, do të shkëmbente replika me ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku. Ministrja Balluku nuk do t’i kursente replikat me ish kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Leskaj, duke deklaruar se vlerësimi në këto tendera bëhej në bazë të pikëve. Por i gjithë sqarimi u bë pa dhënë informacione të tjera për tenderin e anuluar dhe kompanitë pjesëmarrëse. Nga hulumtimi i dokumenteve zbulohet një detaj i vogël, që vendoste në pikëpyetje ligjore garën për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë. Kjo për faktin se, te specifikimet teknike, në faqen 24, deklarohet se kompania e huaj duhet të bëjë ekuivalentimin e licensave profesionale të lëshuara nga vendi i origjinës, për kategoritë e punimeve në Ministrinë e Infrastrukturës. Madje, në rast të mosdorëzimit të këtyre dokumenteve, kompania do të skualifikohet. Por, a është plotësuar ky kriter? Nga momenti i hapjes së garës për tenderin e Tunelit të Llogarasë e deri në ditën e fundit, kur dorëzohen dokumentet, kompanitë turke kanë patur kohë maksimale 35 ditë. Në portalin qeveritar e-Albania ilustrohet se si mund të kryhet regjistrimi dhe të dorëzohet elektronikisht kërkesa për ekuivalentimin e këtyre licencave. Njehsimi i licencave profesionale merr më shumë kohë, ku sipas e-Albania duhen, të paktën, 38 ditë për realizimin e këtij shërbimi. Këtu kemi të bëjmë me dyshime favorizimi, pasi edhe sikur kompanitë turke të kishin aplikuar në ditën e parë të së tenderit, ato përsëri nuk do të arrinin të realizonin ekuivalentimin e licencave brenda afateve. Ndërkohë, dega në Shqipëri e kompanisë së përzgjedhur është hapur një muaj pasi kanë fituar tenderin nga Ministria e Infrastrukturës. Në këtë rast ngrihet pyetja: Si kanë arritur kompanitë turke të kualifikohen kur ekuivalentimi kërkon më shumë kohë se afati i fundit i dokumenteve? Ministria e Infrastrukturës, në fazën e arnimit të dokumenteve, ka zbutur edhe kriteret për projekte të ngjashme, ku përfshihej ndërtimi i 4 urave me gjatësi 120 m, duke vendosur si kriter vetëm “punë të ngjashme për ndërtimin e vetëm një ure të tillë”. Gjithsesi në dosje zbulohet ajo që “Vetting” i kishte paraprirë prej kohësh, gara kishte indicie për fitues të paracaktuar dhe SPAK ka konfirmuar me prova se kompanitë turke nuk plotësonin këto kritere. Sipas Prokurorisë së Posaçme, konsorciumi i kompanive “Intekar Yapi Turizm Elektrik Insaat Sanayi Ve Ticaret Limited Sirketi And Asl Insaat Taahhmut Ve Sanayi Ticaret Limited Sirketi” është fitues në kundërshtim me ligjin nga Belinda Balluku dhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave Evis Berberi, Gentian Gjyli, Erald Elezi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica.Por dokumentet e tenderit kanë edhe ndryshime të tjera, të cilat lidhen me kompaninë nënkontraktore. Në tenderin e anuluar, përqindja e punimeve që mund të realizoheshin nga nënkontraktori nuk ishin të specifikuara, ndërkohë që në tenderin e rishpallur lejohet nënkontraktimi jo më shumë se 50% e vlerës së kontratës. Kompania “INTEKAR YAPI TURIZM ELEKTRIK INSAAT” zotëron 30% të aksioneve me përfaqësues Serkan Çam dhe kompania tjetër “ASL INSAAT TAAHHUT” zotëron 70% të “INTEKAR ASL” me përfaqësues Abdulkadir Kart. Në fakt, nga dosja hetimore kupton se konsorciumi turk nuk plotësonte disa kushte dhe tenderi duhet të ishte anuluar përsëri. loading…