Pikat kryesore
- Vendimi i qeverisë/ E premtja bëhet ditë pushimi për administratën shtetërore Këshilli i Ministrave ka vendosur që dita e premte, më 26 dhjetor 2025, të jetë ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore.
- Vendimi u mor në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100 të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit Edi Rama.
- Sipas vendimit, dita e punës e datës 26.12.2025 do të zëvendësohet me një ditë pushimi tjetër brenda tremujorit të parë të vitit 2026.
Vendimi i qeverisë/ E premtja bëhet ditë pushimi për administratën shtetërore Këshilli i Ministrave ka vendosur që dita e premte, më 26 dhjetor 2025, të jetë ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore. Vendimi u mor në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100 të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit Edi Rama. Sipas vendimit, dita e punës e datës 26.12.2025 do të zëvendësohet me një ditë pushimi tjetër brenda tremujorit të parë të vitit 2026. Institucionet e administratës shtetërore janë ngarkuar për zbatimin e këtij vendimi, i cili hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në “Fletoren Zyrtare”. V E N D I M PËR CAKTIMIN E DITËS SË PREMTE, DATË 26.12.2025, DITË PUSHIMI Në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave 1. Caktimin e ditës së premte, datë 26.12.2025, ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore. 2. Dita e punës, e datës 26.12.2025, do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda tremujorit të parë të vitit 2026. 3. Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. loading…