Pikat kryesore
- Përfundon seanca në Gjykatën e Posaçme për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, e radhës u caktua në datë 12 dhjetor.
- Nga të pandehurit, ka mbetur pa bërë mbrojtjen Erion Veliaj dhe biznesmeni Gentian Sula, të cilët do të dëgjohen seancën e radhës.
- Ish deputetja e PS, Klotilda Bushka, përmes avokatit të saj, ka kërkuar pushimin e çështjes dhe kalimin e saj në një gjykatë të zakonshme.
Përfundon seanca në Gjykatën e Posaçme për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, e radhës u caktua në datë 12 dhjetor. Nga të pandehurit, ka mbetur pa bërë mbrojtjen Erion Veliaj dhe biznesmeni Gentian Sula, të cilët do të dëgjohen seancën e radhës. Ish deputetja e PS, Klotilda Bushka, përmes avokatit të saj, ka kërkuar pushimin e çështjes dhe kalimin e saj në një gjykatë të zakonshme. Veliaj u arrestua me urdhër të SPAK, më 10 shkurt të këtij viti. Kryebashkiaku i Tiranës, akuzohet nga SPAK për disa vepra penale, korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie, shpërdorim detyre, si dhe futje e sendeve të ndaluara në qeli. Nga gjetjet e SPAK, rezulton se në të paktën 9 raste Erion Veliaj, ka kryer akte korrupsioni pasiv. SPAK thotë se , në këmbim të përfitimeve të parregullta në para dhe pasuri të paluajtshme Veliaj ka dhënë leje ndërtimi apo fonde publike nga Bashkia e Tiranës. Të përfshirë në këtë dosje janë janë edhe 28 persona të tjerë, biznesmenë si dhe biznese./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Mbledhje pa kryetar/ Këshilli Bashkiak i Tiranës, pa praninë e Veliajt Masat e sigurisë së GJKKO/ Kalaja: SPAK me dy standarde, Veliaj në burg… Meçe: Ka 13 akuza penale Shtyhet seanca praprake për Erion Veliaj/ Avokatët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet