Pikat kryesore
- Kryebashkiaku Erion Veliaj është paraqitur mëngjesin e sotëm në Gjykatën Administrative, teksa mbahet seanca gjyqësore ndaj prokurorit Ols Dado.
- Siç raporton gazetarja e Anila Hoxha, mbrojtja e kryebashkiakut shprehet lidhur me kërkesën e “Asociacionit Kombëtar të Medias dhe Drejtësisë”, i cili kërkoi të pranohet si palë në gjykimin e nisur nga Erion Veliaj.
- Në sallë mungojnë Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Avokatura e Shtetit.
Kryebashkiaku Erion Veliaj është paraqitur mëngjesin e sotëm në Gjykatën Administrative, teksa mbahet seanca gjyqësore ndaj prokurorit Ols Dado. Siç raporton gazetarja e Anila Hoxha, mbrojtja e kryebashkiakut shprehet lidhur me kërkesën e “Asociacionit Kombëtar të Medias dhe Drejtësisë”, i cili kërkoi të pranohet si palë në gjykimin e nisur nga Erion Veliaj. Në sallë mungojnë Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Avokatura e Shtetit. Plerent Ndreca: Kodi i Procedurës Civile parashikon se kushdo mund të ndërhyjë si palë në një proces gjyqësor nëse ka interes për të hyrë në proces. Në rastin konkret, shoqata ka interes për përfundimin e këtij gjykimi, që lidhet drejtpërdrejt me interesat e shoqatës. Shoqata ka identifikuar pse përfundimi i gjykimit lidhet me interesin e saj. Ndreca: Kërkesa e shoqatës për ndërhyrje kryesore në gjykim duhet të pranohet. Veliaj: Është evidente që po krijohet asimetri. Njërës palë po i shtohen palët, ndërsa të paditurit po i largohen. Tek njëra palë shtohen aktorët që kanë interes publik, ndërsa palës tjetër po i reduktohen.