Pikat kryesore
- Por, unë sërish mendoj që jemi në kushtet kur i pandehuri dhe mbrojtja e tij e zgjedhur, apo e caktuar, nuk përfitojnë nga e drejta për të shprehur kërkesat sipas parashikimeve të Kodit të Procedurës Penale”.
- Një deklaratë që tregon se procesi ka pushuar së qeni një procedim penal dhe duket se po shndërrohet haptazi në një proces personal, pa asnjë lidhje me figurën dhe detyrimet e një magjistrati.
Në seancën e datës 1 shkurt në GJKKO, ku u shqyrtua kërkesa e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për zëvendësimin e masës së arrestit me burg, është shënuar një tjetër ngjarje e shëmtuar me drejtësinë e re shqiptare. Nga një pjesë e regjistrimit audio të seancës në fjalë, e siguruar nga mbrojtësit e Veliajt, zbulohet se si në sallën e gjyqit ish drejtuesi i SPAK, Altin Dumani kërkon që të përjashtojë nga ushtrimi i të drejtave kushtetuese jo vetëm kryebashkiakun Veliaj, por edhe mbrojtësit e tij. Në audion e siguruar nga mbrojtësit e Veliaj, Dumani dëgjohet të thotë: “I pandehuri ka pajtuar edhe një studio jo shqiptare, ka paguar, është paguar një këst të paktën 300.000 dollarë për mbrojtjen ndërkombëtarisht të tij. Mund fare mirë, le të kontaktojë, ose të hapim një fond për të përballuar edhe shpenzimet e avokates së caktuar kryesisht, e cila do të shkojë në Durrës dhe ta takojë të pandehurin me qëllim që të dakordësojnë në lidhje me ecurinë e procesit. Por, unë sërish mendoj që jemi në kushtet kur i pandehuri dhe mbrojtja e tij e zgjedhur, apo e caktuar, nuk përfitojnë nga e drejta për të shprehur kërkesat sipas parashikimeve të Kodit të Procedurës Penale”. Një deklaratë që tregon se procesi ka pushuar së qeni një procedim penal dhe duket se po shndërrohet haptazi në një proces personal, pa asnjë lidhje me figurën dhe detyrimet e një magjistrati.