Vedat Muriqi: Kosova përballë Sllovenisë me formacion të njëjtë si ndaj Suedisë?

Vedat Muriqi: Kosova përballë Sllovenisë me formacion të njëjtë si ndaj Suedisë?

Pikat kryesore

string(65) "kosova-perballe-sllovenise-me-formacion-te-njejte-si-ndaj-suedise" Kosova përballë Sllovenisë me formacion të njëjtë si ndaj Suedisë? Kombëtarja e Kosovës do të zbresë nesër mbrëma në fushën e blertë me plot optimizëm. Dardanët do ta kenë përballë Slloveninë, me të cilën do të përballen në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026. Vedat Muriqi me shokë vijnë mjaft të motivuar pas fitores së madhe ndaj Suedisë në muajin e kaluar, shkruan “Gazeta Express”. Formacioni 3-5-2 doli të ishte i qëlluar nga ana e selektorit Franco Foda. E “Gazeta Express” mëson se trajneri i Kosovës do ta vendosë të njëjtin formacion edhe në lojën e nesërme ndaj Sllovenisë. Natyrisht, ndërrime të lojtarëve startues mund të ketë, por sistemi i lojës pritet të jetë i njëjti si kundër suedezëve, me një 3-5-2, i cili shndërrohet në 5-3-2 kur Dardanët mbrohen. Këtë radhë në grumbullim janë përfshirë edhe Edon Zhegrova e Milot Rashica, të cilët munguan muajin e kaluar, ndërsa pjesë e Kosovës për ndeshjet e tetorit me Slloveninë e me Suedinë është edhe prurja më e re, Albian Hajdari. Ndeshja mes Kosovës dhe Sllovenisë do të luhet nesër mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë duke filluar nga ora 20:45. “Kujdes me shqiptarët ose përjashtohemi”, presidenti i federatës serbe ngre alarmin: Po u cenua siguria, do ta paguajmë gjatë Kosova përballë Sllovenisë me formacion të njëjtë si ndaj Suedisë? UEFA i gëzon klubet kosovare, atyre do t’ju takojnë 3,8 milionë euro nga Fondi i Solidaritetit Pronarët e Tottenhamit investojnë mbi 100 milionë euro në klub Shqipëria mbyll përgatitjet në Tiranë për sfidën ndaj Serbisë, nesër udhëton drejt Nishit Kosova synon fitore ndaj Sllovenisë nesër në “Fadil Vokrri”, Foda e Muric optimistë

Lini një Përgjigje