Pikat kryesore
- Sipas njoftimit të publikuar në rrjetet sociale, biseda është fokusuar në ndarjen e ekselencës dhe ekspertizës amerikane me Shqipërinë, përmes programeve dhe partneriteteve të ndryshme.
VanHorn takim me ministren Kumbaro, ambasada e SHBA: Forcim i bashkëpunimit me Shqipërinë në arsim dhe siguri Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka bërë të ditur se e Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn, ka zhvilluar sot një takim me Ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, ku është diskutuar mbi mënyrat e shumta të bashkëpunimit mes dy vendeve. Sipas njoftimit të publikuar në rrjetet sociale, biseda është fokusuar në ndarjen e ekselencës dhe ekspertizës amerikane me Shqipërinë, përmes programeve dhe partneriteteve të ndryshme.