Ura e Vashës/ Monument kulture, histori tre shekullore mbi lumin Mat

Ura e Vashës/ Monument kulture, histori tre shekullore mbi lumin Mat

Pikat kryesore

  • Ajo që dikur ishte një destinacion i njohur kryesisht nga banorët e zonës, sot po vizitohet nga dhjetëra qytetarë nga e gjithë Shqipëria.
  • Ura e Vashës, një prej monumenteve më të veçanta të trashëgimisë kulturore në Klos, po fiton gjithnjë e më shumë vizitorë, falë natyrës, historisë dhe aksesit më të lehtë.
  • Rruga e Arbrit ka ndryshuar mënyrën e udhëtimit drejt Dibrës.

Ajo që dikur ishte një destinacion i njohur kryesisht nga banorët e zonës, sot po vizitohet nga dhjetëra qytetarë nga e gjithë Shqipëria. Ura e Vashës, një prej monumenteve më të veçanta të trashëgimisë kulturore në Klos, po fiton gjithnjë e më shumë vizitorë, falë natyrës, historisë dhe aksesit më të lehtë. Rruga e Arbrit ka ndryshuar mënyrën e udhëtimit drejt Dibrës. Ajo që më parë kërkonte disa orë nga Tirana drejt Klosit, sot përshkohet në një kohë shumë më të shkurtër, në vetëm 35 minuta. Destinacione si Ura e Vashës po vizitohen gjithnjë e më shpesh, sidomos gjatë fundjavave. Falë kësaj rruge, Ura e Vashës është kthyer në një pikë të rëndësishme turistike për zonën”. Udhëtimi më i shkurtër ka ndryshuar jo vetëm mënyrën se si arrihet në këtë zonë, por edhe fluksin e vizitorëve. “Më parë doje një ditë të vije, tani për gjysmë ore.”, shprehet një qytetar. “Më parë duhet të vije nga Burreli, nga Klosi, tani vjen direkt nga Tirana. I ka dhënë shumë prioritet kjo rrugë zonës, bizneseve….”, thotë një tjetër. Ura e Vashës, një thesar i vyer i historisë dhe kulturës shqiptare, ndodhet midis fshatrave Klos dhe Gurit të Bardhë. Ajo lidh dy brigjet e lumit Mat dhe për shekuj me radhë ka qenë mjeti i vetëm i komunikimit në rrjedhën e sipërme të këtij lumi. Mes gurëve që i kanë rezistuar shekujve, rrjedhës së Matit dhe historive që ende rrëfehen nga banorët e zonës, Ura e Vashës mbetet më shumë se një monument. Ajo është një dëshmi e mjeshtërisë së ndërtimit të dikurshëm, por edhe e legjendave që i japin shpirt këtij vendi. Kjo urë nuk është më vetëm një pikë historike në hartë, por një destinacion që çdo ditë po zbulohet nga vizitorë të rinj.” Fillimisht, kjo urë njihej si “Ura e Skurës”, pasi u ndërtua rreth 300 vjet më parë nga Haxhi Hajrulla Skura, si një akt bamirësie. Më pas, sipas legjendës, ura mori emrin “Ura e Vashës”, nga një vajzë e fisit Skuraj, e cila vendosi të ndërtonte urën me kursimet e saj, pasi lumi e pengonte të kalonte. Bukuritë natyrore që e rrethojnë e bëjnë atë një destinacion tërheqës jo vetëm për të apasionuarit pas historisë, por edhe për familjet dhe vizitorët që zgjedhin ta kalojnë fundjavën pranë natyrës. “Kam ardhur me xhaxhain dhe nusen e tij. Vij nga një vend tjetër i Shqipërisë, erdhëm për piknik. Mendoj se do ja kalojmë shumë mirë. Unë jetoj në Tiranë. Ura e Vashës më duket shumë e bukur. Është hera ime e parë, dhe kam mësuar për të në shkollë”. “Vij nga Tirana, dhe këtu është shumë bukur. Kam ardhur posaçërisht për të vizituar këtë vend. Kam ardhur me familjen, bashkëshortin e fëmijët”. “Vij nga Tirana, e kemi edhe shumë afër. Për 25-30 minuta vijmë. Vijmë shumë shpesj, më mirë këtu sesa 2-3 orë në trafik për plazh. Vijmë 2-3 herë në javë me familjen. Ma kanë sugjeruar shokë, të shtunë e të dielë nuk ke ku të rrish, mbushet plotë”. “Unë vij nga Pogradeci, ma kanë sugjeruar shokët e miqtë. Hera e parë që vij, po mka lënë një mbresë shumë të mirë, mezi pres të marr pushimet e të vij këtu me familjen”. “Jam nga Puka, po rritur në Kamëz. Kam 6 vite që jetoj në Angli, dhe erdha me pushime. S’ka si vendi jot, vendi jonë është më i bukuri. Ura e Vashës vend shumë i bukur, uji i pastër, i ftohtë. Kam ardhur me vëllain dhe me një shok”. “Unë vij njëherë në 2-3 muaj, sipas mundësisë. Më pëlqen ambienti”… Lehtësia e udhëtimit, e kombinuar me vlerat historike dhe peizazhin piktoresk, po e kthen Urën e Vashës në një destinacion që tërheq çdo ditë e më shumë vizitorë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Ukraina krijon komandë të re për sulme me rreze të gjatë ndaj Rusisë “Po me Kalanë e Rozafës çfarë keni o patriota”, Rama: Po dëmtohet turizmi, uroj që Prokuroria të veprojë Haaland-Kane, sfida e “bomberave”/ Dy sulmuesit përballen në skenën më të madhe të futbollit

Lini një Përgjigje