Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, është shprehur se një nga arsyet pse PD e ka problem të jetë e besueshme, është sepse nuk krijon epërsi morale dhe sepse bën akuza të pafaktuara.
Salianji tha gjithashtu se ai ka qenë ndër denoncuesit kryesorë të krimit të organizuar në PD dhe shtoi se ka bërë burg për arsye se ka denoncuar një grup kriminal.
“Një nga arsyet pse PD e ka problem të jetë e besueshme është sepse nuk krijon epërsi morale, e dyta sepse nuk duhet të thotë akuza të pafaktuara dhe e treta për t’ju kthyer edhe këtyre meqë e thatë Elbasanin…