Ujësjellësi i Mitrovicës bën publik një njoftim që ka marrë nga Ibër-Lepenci

Ujësjellësi i Mitrovicës bën publik një njoftim që ka marrë nga Ibër-Lepenci

Pikat kryesore

  • Kjo kompani tha se ekipet e tyre janë në terren dhe po e monitorojnë situatën, ndërsa tha se do të ndërmerren masa për normalizim të furnizimit kur niveli i ujit në këtë kanal të stabilizohet.
  • “Ju njoftojmë se nga kompania “Ibër-Lepenc” jemi informuar se gjatë ditës së sotme do të ketë zvogëlim të nivelit të ujit në kanalin kryesor “Ibër-Lepenc”.
  • Ekipet tona janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për normalizimin e furnizimit sapo të stabilizohet niveli i ujit në kanalin “Ibër-Lepenc””, u tha në njoftim.

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka njoftuar se sot do të ketë zvogëlim të nivelit të ujit në kanalin kryesor “Ibër-Lepenc” që për pasojë mund të ketë mungesë të ujit ne zonat më të larta të qytetit dhe në fshatrat përreth. Kjo kompani tha se ekipet e tyre janë në terren dhe po e monitorojnë situatën, ndërsa tha se do të ndërmerren masa për normalizim të furnizimit kur niveli i ujit në këtë kanal të stabilizohet. “Ju njoftojmë se nga kompania “Ibër-Lepenc” jemi informuar se gjatë ditës së sotme do të ketë zvogëlim të nivelit të ujit në kanalin kryesor “Ibër-Lepenc”. Si pasojë e kësaj, Impiantet për Trajtimin e Ujit në Shipol dhe Balinc do të punojnë me kapacitet të reduktuar të prodhimit, gjë që mund të shkaktojë mungesë të ujit, veçanërisht në zonat e larta të qytetit dhe fshatrat përreth. Ekipet tona janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për normalizimin e furnizimit sapo të stabilizohet niveli i ujit në kanalin “Ibër-Lepenc””, u tha në njoftim. Njoftimi vjen pas lajmeve që uji ka përfshirë punishten ku po ndërtohet ura e re e Ibrit për këmbësorë. Atje pronari i kompanisë ndërtuese, Jahir Nimani, ka akuzuar se brana është lëshuar qëllimshëm nga Ujmani për të dëmtuar punimet derisa u ankua se shumë pajisje e materiale janë dëmtuar nga uji. Zgjedhja e sotme është një investim i qëndrueshëm, që do të mbetet pasuri e vlefshme për familjen BKT Kosova, në bashkëpunim me Dhomën e Ekonomike të Grave të Kosovës – G7, organizuan forumin “Ndërtimi 11/01/2025 10:26 Blerta Deliu: Në seancën ku s’u votua Qeveria e re, e kam parë fundin e Albin Kurtit 11/01/2025 10:22 Aeroporti i Berlinit ndaloi fluturimet pas shfaqjes së një droni 11/01/2025 10:10 Arrestohet një person në Prishtinë për kanosje ndaj policëve, dy të lënduar

Lini një Përgjigje