U vendosi ngjitës kamerave, ky është protestuesi që sulmon gazetarët ()

U vendosi ngjitës kamerave, ky është protestuesi që sulmon gazetarët ()

Pikat kryesore

  • Teksa në sheshin ‘Skënderbej’ ka nisur grumbullimi, ndaj mediave e gazetarëve ka pasur qëndrime armiqësore.
  • Një protestues, i cili është me hundën e fashuar, ka shkuar deri në pikën sa t’u vërë ngjitës lenteve të kamerave, ndërsa edhe kërcënon gazetarët.
  • Raportohet se kjo nuk është hera e parë pasi veprimet e tij vijojnë prej disa ditësh.

Teksa në sheshin ‘Skënderbej’ ka nisur grumbullimi, ndaj mediave e gazetarëve ka pasur qëndrime armiqësore. Një protestues, i cili është me hundën e fashuar, ka shkuar deri në pikën sa t’u vërë ngjitës lenteve të kamerave, ndërsa edhe kërcënon gazetarët. Raportohet se kjo nuk është hera e parë pasi veprimet e tij vijojnë prej disa ditësh. Aktivisti Arben Kola u ka bërë thirrje të tjerëve për të shmangur sjellje të tilla. “Mos sulmoni mediat dhe gazetarët, nëse keni ndonjë gjë me mediat bëni pankarta”, është shprehur ai. Edhe ditën e djeshme, protestuesit sulmuan gazetaren e Top News, Keida Muka gjatë raportimit duke e shtyrë dhe lagur me ujë. Edhe më 30 qershor, një grua që u prezantua si gazetare shqiptare në Athinë u bë objekt i dhunës nga protestuesit, vetëm sepse dikush e etiketoi si “patronazhiste”. Ndërsa e ndiqnin me gisht, mes turmës, një nga pjesmarrësit i derdhi asaj mbi kokë një shishe me lëng frutash. U desh ndërhyrja e një pjesmarrëse në protestë, për të shmangur linçimin e mëtejshëm të emigrantes.

Lini një Përgjigje