U transferua me bujë, De Bruyne mund të largohet nga Napoli që në janar

U transferua me bujë, De Bruyne mund të largohet nga Napoli që në janar

Pikat kryesore

  • Kevin De Bruyne u transferua te Napoli gjatë merkatos së verës, por një dëmtim i rëndë, e la jashtë fushave të blerta.
  • Mesfushori belg mungon që prej 25 tetorit për shkak të një lëndimi në bicipitin femoral.
  • Parashikimet aktuale mjekësore thonë se lojtari nuk do të jetë i gatshëm për lojë para muajit mars.

Kevin De Bruyne u transferua te Napoli gjatë merkatos së verës, por një dëmtim i rëndë, e la jashtë fushave të blerta. Mesfushori belg mungon që prej 25 tetorit për shkak të një lëndimi në bicipitin femoral. Parashikimet aktuale mjekësore thonë se lojtari nuk do të jetë i gatshëm për lojë para muajit mars. Sipas raportimeve nga mediat italiane, klubi i Napolit po shqyrton mundësinë e shitjes së tij gjatë afatit kalimtar dimëror. Klube nga Arabia Saudite kanë shprehur interes për transferimin e lojtarit, pavarësisht gjendjes së tij dëmtuar. Vetë De Bruyne po vlerëson opsionet për të ardhmen, me qëllim që të jetë në gjendje optimale për kampionatin botëror. Përparësia e futbollistit është shmangia e rreziqeve për rikthimin e dëmtimit përpara këtij aktiviteti të rëndësishëm. Aktualisht, mesfushori po vijon fazën e rehabilitimit dhe pritet të kthehet në Napoli brenda javës së ardhshme. Nëse Düsseldorfi është destinacioni juaj, PrishtinaTicket ju ofron fluturime direkte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës çdo ditë, Rixos Premium Dubrovnik 2 netë Çmimi: nga 159 € për person Shërbimi: Half Board Në çmim përfshihet: Akomodimi në hotel luksoz Mëngjesi Darka Pishina e 01/08/2026 08:06 U transferua me bujë, De Bruyne mund të largohet nga Napoli që në janar 01/07/2026 23:24 Çfarë ndeshje, çfarë drame | Newcastle realizon gol në minutën e 101’të dhe fiton ndaj Leeds 01/07/2026 22:46 Shënohet goli i 35,000 në historinë e Premierligës

Lini një Përgjigje