Pikat kryesore
- 68-vjeçari me inicialet H.O i cili u përplas me makinë 2 ditë më parë në qytetin e Vlorës ka ndërruar jetë.
- Dyshohet se në momentin e aksidentit, 68-vjeçari i ka prerë rrugën automjetit, tip Audi ku e drejtonte një shtetase 26-vjecare, çka ka sjellë përplasjen.
- I moshuari kishte mbetur i plagosur rëndë si pasojë e përplasjes dhe u transportua me urgjencë në spital, ku qëndroi për disa ditë në gjendje kome nën kujdesin e mjekëve.
68-vjeçari me inicialet H.O i cili u përplas me makinë 2 ditë më parë në qytetin e Vlorës ka ndërruar jetë. Dyshohet se në momentin e aksidentit, 68-vjeçari i ka prerë rrugën automjetit, tip Audi ku e drejtonte një shtetase 26-vjecare, çka ka sjellë përplasjen. I moshuari kishte mbetur i plagosur rëndë si pasojë e përplasjes dhe u transportua me urgjencë në spital, ku qëndroi për disa ditë në gjendje kome nën kujdesin e mjekëve. Pavarësisht përpjekjeve për ta mbajtur në jetë, 68-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Ngjarja ka shkaktuar reagime edhe tek banorët e zonës, të cilët shpesh kanë ngritur shqetësimin për sigurinë rrugore në këtë segment të frekuentuar të qytetit.