Pikat kryesore
- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot në 22 maj në lidhje me negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian.
- Kreu i qeverisë thumbon opozitën, duke thënë se u lëshua rrugëve me molotovë, për ta djegur Shqipërinë në sytë e të huajve, por se nuk ia dolën.
- I pari i qeverisë shprehet se ndryshe nga se propagandon opozita, Shqipëria europiane po ndërtohet.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot në 22 maj në lidhje me negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian. Kreu i qeverisë thumbon opozitën, duke thënë se u lëshua rrugëve me molotovë, për ta djegur Shqipërinë në sytë e të huajve, por se nuk ia dolën. “ Humbën si gjithnjë dhe Shqipëria fitoi” , shkruan Rama. I pari i qeverisë shprehet se ndryshe nga se propagandon opozita, Shqipëria europiane po ndërtohet. “Ndryshe nga se përflitet ditë e natë nga ata që në fund humbasin, Shqipëria europiane po ndërtohet”, nënvizon Rama. Në fund, kryeministri deklaron se këto janë ditë krenarie për vendin tonë. Ai falënderon për arritjet e Shqipërisë qeverinë, institucionet e pavarura, si dhe përfaqësuesit e vendit tonë në tryezën e negociatave për Shqipërinë 2030 në BE. Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama Thanë negociatat u bllokuan. Thanë Shqipëria u ndëshkua. Thanë Europa u zgjua dhe narkoregjimi u zbulua. U lëshuan rrugëve me molotovë, për ta djegur Shqipërinë në sytë e të huajve. U lëshuan nëpër Europë me thasë balte e llumi, për ta zhgarravitur Shqipërinë në sytë e të huajve. U gënjyen si gjithnjë nga mendja e tyre dhe gënjyen edhe ata gjithnjë e më të paktë, që shkojnë me atë mendje. Humbën përsëri. Sepse ndryshe nga si e përflasin ditë e natë ata që gjithnjë humbasin në fund, Shqipëria Europiane që po ndërtojmë është një histori suksesi, e cila shkruhet me vizion, punë e përkushtim, hap pas hapi, e në fund gjithnjë fiton Kjo është një tjetër ditë krenarie për Shqipërinë, për skuadrën tonë të madhe, për të gjitha repartet e saj në çdo pjesë të fushës së përgjegjësive publike, për shumicën parlamentare, për qeverinë, për institucionet e pavarura, e sigurisht për ata që i përfaqësojnë ato në tryezën e negociatave për Shqipërinë 2030 në BE Urime të gjithëve e mbi të gjitha faleminderit çdo shqiptari e shqiptareje, që na beson e na mbështet në rrugën e këtij misioni historik