Pikat kryesore
- Një 4-vjeçar ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës pas tri ditësh në gjendje të rëndë shëndetësore.
- Tri ditë më parë, i mituri është dërguar në spitalin e Pogradecit pasi ishte goditur aksidentalisht me një gur në kokë nga motra e tij e mitur gjatë kohës që luanin në banesë.
- Që prej asaj dite, 4-vjeçari u dërgua në spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar por për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, nuk ka mundur të jetojë.
Një 4-vjeçar ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës pas tri ditësh në gjendje të rëndë shëndetësore. Tri ditë më parë, i mituri është dërguar në spitalin e Pogradecit pasi ishte goditur aksidentalisht me një gur në kokë nga motra e tij e mitur gjatë kohës që luanin në banesë. Që prej asaj dite, 4-vjeçari u dërgua në spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar por për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, nuk ka mundur të jetojë. Nga policia është bërë referimi i materialeve në prokurori për veprime të mëtejshme që prej ditës kur fëmija u paraqit në spitalin e Pogradecit.