Pikat kryesore
- Në podcastin “Flasim”, Rama u shpreh se “U eliminua një precedent unik në botë dhe u zmbraps një brutalitet.
- Në aspektin ndërinstitucional kjo befasi ku një prokuror dhe gjykatës morën kompetenca e kryeministrit, parlamentit duke tollovitur shtetit dhe kërkon një medoemos një reflektim ndër institucional.
- Në tërësi mbi simptomat shqetësuese të ushtrimit me papërgjegjshmëri”.
“U eliminua një precedent”, Bardhi pas deklaratave të Ramës për Ballukun: Unik është fakti që kemi një zv.kryeministre të pandehur Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në lidhje me vendimin e Kushtetuese për Belinda Ballukun. Në podcastin “Flasim”, Rama u shpreh se “U eliminua një precedent unik në botë dhe u zmbraps një brutalitet. Në aspektin ndërinstitucional kjo befasi ku një prokuror dhe gjykatës morën kompetenca e kryeministrit, parlamentit duke tollovitur shtetit dhe kërkon një medoemos një reflektim ndër institucional. Në tërësi mbi simptomat shqetësuese të ushtrimit me papërgjegjshmëri”. Ndërkohë Bardhi, u shpreh se precedent unik në botë në fakt është Shqipëria që ka një zëvendës kryeministre në detyrë ndërsa është e pandehur. “Precedent unik në botë është paracaktimi i tenderave nga një ministër në shtëpinë e tij dhe drejtimi i punëve të shtetit me sms urdhëruese ndaj vartësve. Precedent unik në botë është që dy institucionet më të mëdha shtetërore ARRSH dhe KESH sot i kanë drejtuesit në “arrest shtëpie” dhe ata vazhdojnë të jenë në krye të këtyre institucioneve. Precedent unik në botë është të kthesh korrupsionin në sistem dhe të sillesh si i papërgjegjshëm e të bësh sikur s’ka ndodhur asgjë”, shkruan Bardhi. REAGIMI I PLOTË: Precedent unik në botë është që sot Shqipëria ka Zëvendëskryeministër dhe ministër një të pandehur për abuzime në disa procedura publike tenderimi, me masë sigurimi personal me karakter shtrengues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”. Precedent unik në botë është vijimi i qetë i detyrës nga një e pandehur që sipas prokurorisë dhe gjykatës rrezikon të prishë provat apo intimidojë dëshmitarët. Precedent unik në botë është që zyra e Kryeministrit shndërrohet në zyrë avokatie për një të pandehur që i ka shkaktuar shtetit deri më tani një dëm prej të paktën 50 milionë euro. Precedent unik në botë është paracaktimi i tenderave nga një ministër në shtëpinë e tij dhe drejtimi i punëve të shtetit me sms urdhëruese ndaj vartësve. Precedent unik në botë është që dy institucionet më të mëdha shtetërore ARRSH dhe KESH sot i kanë drejtuesit në “arrest shtëpie” dhe ata vazhdojnë të jenë në krye të këtyre institucioneve. Precedent unik në botë është të kthesh korrupsionin në sistem dhe të sillesh si i papërgjegjshëm e të bësh sikur s’ka ndodhur asgjë. loading…